Kurti shpjegon pse Vetëvendosja nuk rikandidoi Vjosa Osmanin për presidente

6 Mars 2026 | 17:59

Gjatë konferencës për shtyp të premten, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet nga gazetarët se përse Vetëvendosja nuk kandidoi Vjosa Osmanin për presidente.

Kurti tha se e dinte që Osmani nuk do të siguronte kuorum.

“Ne jemi përpjekur të gjejmë figurën konsensuale dhe shtegun për propozime partiake e nisi partia kryesore opozitare, PDK, ne nuk ishim për atë. Kur thanë se do të bëhen veç propozime të partive dhe afrohet afati kur ne duhet të jepnim së paku një propozim, ne erdhëm te emri i Glauk Konjufcës. Tash, ne e kemi ditur paraprakisht që as presidentja aktuale, e as presidenti potencial nuk na garantojnë kuorumin, kjo u pa mbrëmë me 66 deputetë dhe në këtë situatë kemi bashkëpunuar me parti të tjera. Dhe kjo është arsyeja kryesore pse ne kemi vepruar ashtu siç kemi vepruar dhe në fund erdhëm në situatën që nuk ishte kandidate as presidentja aktuale. Ne jemi takuar qindra herë me presidenten gjatë këtyre më shumë se pesë viteve. Kemi pasë diskutime të panumërta. Tash ne ruajmë transparencën e proceseve, por në të njëjtën kohë duhet të ruajmë edhe konfidencialitetin e bisedave. Shumë biseda kemi bërë. Ajo është kreu i shtetit ku unë jam kryeministër dhe nuk është koha tash të bëj diskutime publike, politike me presidenten e vendit. Nëse një ditë, siç është paralajmëruar, ajo do të kthehet në politikë, ajo do të ishte një situatë tjetër”, tha Kurti.

Ai u pyet gjithashtu mbi deklaratën e Presidentes Vjosa Osmani që “njerëz të rrezikshëm e sollën situatën në vend deri në këtë gjendje”. Kurti u kujtoi gazetarëve se Osmani nuk përmendi emra:

“Nëse zonja Presidente nuk ka folur me emra, unë nuk e di pse ju shkon mendja tek unë. Por edhe nëse ju keni të drejt, duhet ta pyesni atë”, tha Kurti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë

Bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Adem Demaçit kanë bërë homazhe pranë varrit të Nderit të Kombit, në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Deputeti i...
14:55 | 26/07/2026

Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek lapidari në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut,...
14:36 | 26/07/2026

Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Kosova është pjesë e Serbisë, gjatë ceremonisë së promovimit të oficerëve të rinj të Forcave të Armatosura Serbe,...
19:30 | 25/07/2026