Gjenerali: Intensiteti i operacioneve ajrore ndaj Iranit do të rritet, ja sa do të zgjasë lufta

6 Mars 2026 | 21:47

I ftuar në studion e emisionit “Balkan Talks”, gjenerali Dedë Prenga komentoi intensitetin e operacioneve ajrore të Izraelit dhe SHBA-së ndaj Iranit. Ai theksoi se pavarësisht rritjes së goditjeve, lufta nuk pritet të zgjasë pafund.

“Do të ketë një fund dhe fundi mendoj unë që do të jetë i shkurtër, pasi do të ndikojë dhe do të prekë në shkallë të gjerë ekonominë globale. Sulmi nuk mund të zgjasë pafund, para se të hyjmë në verë kjo situatë do të jetë e zgjidhur”, tha ai.

Prenga vuri në dukje se goditjet janë strategjike, duke synuar asgjësimin e kapaciteteve bërthamore, raketore dhe detare të Iranit, si dhe neutralizimin e strukturave proksi që mund të reagojnë ndaj Izraelit.

“Unë mendoj që operacionet luftarake do të vazhdojnë. Intensiteti i goditjeve është në maksimum, por do të rritet akoma më. Të gjitha sistemet e mbrojtjes ajërore të Iranit janë gati shkatërruar, asgjësuar ose dalë jashtë luftimit. Në këto kushte bombardimet do të vazhdojnë me avionët strategjikë B2, të cilët do të kanë kapacitetet më të mëdhaja të bombave që do të vazhdojnë të hidhen në të gjithë objektet jetike të komandimit dhe ato të cilat janë gati për të reaguar. Ka rënë nga dita e parë 87% kapaciteti i raketave dhe 73% i droneve të Iranit. Amerika e ka përcaktuar se kush janë katër objektivat që don të arrijë. Së pari, heqjen e mundësisë për posedimin e bombës bërthamore. Së dyti, shkatërrimin e arsenalit të raketave balistike të të gjitha llojeve dhe kapaciteteve që janë rrezik për Izraelin dhe vendet e tjera. Së treti, asgjesimin 100% të marinës iraniane dhe së katriti shkëputjen e çdo mundësie të strukturave proksi që i kanë mbështetur në vazhdimësi. Pjesa e komponentit tokësor nuk do të përfshihet, ndërsa forcat ajrore dhe detare tashmë janë të angazhuara. Do të shtohet intensiteti i goditjeve me bomba për të patur sa më pak kosto, që llogaritet të jetë rreth 4 miliard dollarë për një javë, të cilën do ta mbajnë SHBA dhe Izraeli. Gjithsesi kjo do të jetë relativisht e vështirë dhe çdo të ndodhë do të shihet në ditët në vijim”, tha Prenga.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari nga Presheva: Në Serbi do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, ja çfarë e ka trembur Vuçiç

Valon Arifi, gazetari dhe aktivisti nga Presheva, ka folur në Balkan Talks me Franko Egro në Euronews Albania lidhur me protestat në Serbi. Sipas tij,...
21:22 | 30/05/2026

Paqja ka shumë armiq! Eksperti: Kush e do zgjatjen e luftës në Iran?

Dorand Vojka, ekspert për çështjet ndërkombëtare, ka folur këtë të shtunë në Balkan Talks me Franko Egron për prapaskenat e paqes mes Iranit dhe SHBA....
20:50 | 30/05/2026

Gazetari shqiptar në Rusi tregon skenarët për dronin në Rumani: Mund të jetë…, nuk është provuar se është rus

I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Rusia për emisionin “Balkan Talks” në Euronews, gazetari shqiptar Misha Puma komentoi incidentin ku një dron goditi...
21:49 | 29/05/2026