“Gëzuar 7-8 Marsin” –  Fëmijët në Gjirokastër urojnë me art nënat dhe mësuesit

8 Mars 2026 | 13:07

Në Gjirokastër janë zhvilluar aktivitete të kulturore dhe artistike për festat e 7-8 Marsit. Fëmijët e Qendrës Kulturore “Fato Berberi” së bashku me vogëlushët e kopshteve të aktiviteteve artistike “Gëzuar 7-8 Marsin” duke përcjellë urimin për mësuesit dhe nënat.

Nëpërmjet këngëve, valleve, melodi instrumentale, punimeve në pikturë etj., fëmijët prezantuan talentin e tyre në fusha të ndryshme të artit.

“Sot ne kënduam, recituam, kënduam polifoni dhe u kënaqëm shumë për Festën e Mësuesit dhe të Nënës. I uroj mësuesve të Gëzuar 7-8 Marsin, mësuesja ime është më e mirë në botë dhe gjithë mësuesit e tjerë”, thotë një nxënëse.

“Ky ishte një urim mendoj nuk do të kishte më bukur për mësuesin, për këtë ditë simbolike, urimi për këtë ditë erdhi aq bukur nga zërat e të gjithë fëmijëve dhe unë uroj të mësuesit të gëzojnë festën, nënat, motrat tona: Gëzuar 7-8 Marsin”, shprehet Arlisa Gushi, instruktorë e artit.

Aktivitetet artistike për festat e 7-8 Marsit janë zhvilluar në të gjitha shkollat ​​dhe institucionet arsimore të Qarkut të Gjirokastrës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026