Del foto e autorit të dyshuar për plagosjen e turkut në Tiranë
Është publikuar foto e autorit të dyshuar për plagosjen e një shtetasi turk mbrëmjen e së hënës në një lokal në Tiranë. Sipas policisë, dyshohet se autori është gjithashtu shtetas turk.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Saukut, ndërsa rrethanat e incidentit ende nuk janë të qarta. Hetimet paraprake tregojnë se i plagosuri dhe autori mund të kenë pasur konflikt të mëparshëm, por 39-vjeçari turk nuk është treguar bashkëpunues me policinë për identifikimin e autorit ose për motivet e konfliktit.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së lokalit dhe të zonës për të ndihmuar në identifikimin dhe kapjen e autorit.
I plagosuri, shtetasi turk H. U., 39 vjeç, u transportua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të dinamikës së ngjarjes dhe gjendjes shëndetësore të tij.

Në foto autori i dyshuar i ngjarjes
“Më datë 09.03.2026, rreth orës 19:25, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi i huaj turk H. U., 39 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në një lokal në Sauk. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.
Më poshtë në foto momenti kur autori i dyshuar i ngjarjes largohet nga vendi i ngjarjes.

Vazhdon konflikti në Aeroportin e Vlorës, bllokohet hyrja për grupet e punës
“Aty ka që protestojnë edhe për Iranin, Rusinë e Serbinë”, Shehi ndaj Bashës: Mund të jesh patronazhist
Ambasadorja zvicerane: Mbështesim demokracinë dhe zhvillimin vendor në Shqipëri
- 08:36 Plani për të nxjerrë në ankand mbi 100 objekte të Titanikut përballet me kundërshtimin e qeverisë amerikane
- 08:36 Trump sulmon Starmer pas dorëheqjes: Nuk ishte i mirë me ne në NATO, qëlloi veten në këmbë
- 08:25 Evropa nën pushtimin e të nxehtit afrikan, shkon në 18 numri i të vdekurve në Francë
- 08:24 Vazhdon konflikti në Aeroportin e Vlorës, bllokohet hyrja për grupet e punës
- 08:23 Senati amerikan miraton projektligjin për të ulur kostot e strehimit
- 08:17 Vance: Bisedimet me Iranin kanë krijuar një bazë të mirë për një marrëveshje që do t’i japë fund luftës