Plagosje në Tiranë, qëllohet me armë zjarri një turk

9 Mars 2026 | 20:24

Një person është plagosur me armë zjarri dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në një spital privat në Tiranë, pas një pllage në shpatull.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Saukut, ndërsa rrethanat e incidentit ende nuk janë të qarta.

I plagosuri mësohet se është një 39-vjeçar turk dhe është transportuar menjëherë në spital për trajtim, ndërkohë që autoritetet po punojnë për të sqaruar dinamikën e ngjarjes dhe gjendjen e tij shëndetësore.

“Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 09.03.2026, rreth orës 19:25, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi i huaj turk H. U, 39 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në një lokal në Sauk.

39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Donika Gërvalla këtë të enjte përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se kanë depozituar një kallëzim penal ndaj ministres...
15:34 | 16/07/2026

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në...
14:31 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026