Nismë qytetare në Elbasan, në Kodrën e Krastës mbillen rreth 2,500 pemë të reja

10 Mars 2026 | 19:09

Kodra e Krastes, e njohur si “mushkëria” e qytetit të Elbasan, po pasurohet me pemë të reja falë një nisme qytetare që synon rritjen e sipërfaqeve të gjelbëruara dhe mbrojtjen e mjedisit.

Nismëtari i këtij aksioni është i riu Ervin Skënderi, i cili vendosi të mbjellë 2,500 pemë në këtë zonë, duke vijuar një iniciativë të ngjashme që më herët e kishte ndërmarrë në Gramsh, ku mbolli rreth 5,000 pemë.

Falë kësaj nisme dhe aksioneve të tjera të zhvilluara më parë, numri i përgjithshëm i fidanëve të mbjellë gjatë dy viteve të fundit në Kodrën e Krastës ka arritur në rreth 35 mijë.

“Zgjodha Krastën si një nga resurset më të bukura të qytetit tonë për të bërë diçka të mirë për qytetin ku jetoj. Duke marrë shkas nga nisma që bëra në Gramsh, ku mbolla rreth 5 mijë pemë, vendosa që këtë dhuratë t’ia bëj edhe qytetit tim. Unë jetoj këtu dhe e adhuroj këtë vend të bukur. Edhe sot, kur po vija, pashë shumë njerëz që po bënin vrap. Le të lëmë një gjurmë të bukur në këtë qytet.”-shprehet nismëtari Ervin Skënderi.

Aksionit iu bashkuan qindra qytetarë dhe dashamirës të natyrës, të cilët kontribuan vullnetarisht për të shtuar gjelbërimin dhe për të mbrojtur një nga hapësirat më të rëndësishme natyrore të qytetit.

“Kodra e Krastës për qytetin tonë është mushkëria e qytetit dhe ne duhet ta mbrojmë me fanatizëm. Duhet të bëjmë gjënë më të mirë për këtë kodër. Një nga arsyet pse iu bashkova Ervinit është se të gjithë bashkë duhet t’i mbështesim nismat që merr çdo qytetar për të mbjellë sa më shumë pemë, për t’i dhënë oksigjen jo vetëm qytetit tonë, por pse jo edhe gjithë Shqipërisë.”-shprehte Bledi Krraba, kontribues.

Me çdo pemë të re të mbjellë, qyteti i Elbasanit synon të përmirësojë cilësinë e ajrit dhe të ruajë hapësirat e gjelbra, ndërsa kjo nismë tregon se angazhimi i komunitetit mund të ndikojë drejtpërdrejt në mbrojtjen e mjedisit dhe në transformimin e peizazhit urban për brezat e ardhshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026