Udhëtimi me biçikletë, karakteristikë e rrugëve shkodrane
Nëse shkon në Shkodër dhe nuk bën një xhiro me biçikletë, humb shumë nga kënaqësitë që të ofrohen kur je në “qytetin e biçikletave”.
As Renaldo Salianji, korçari i Euronews Albania nuk i rezistoi tundimit për të shijuar bukuritë e qytetit veriperëndimor me dyrrotak.
Mbi rrugët karakteristike shkodrane, njëra prej gomave u ça, ndërsa të gjeje një vend për ta riparuar ishte pjesa më e lehtë e mundshme.
Qyteti ka gjithandej servise për biçikleta duke qenë se të gjithë shkodranët i përdorin ato në përditshmëri. Madje është në kulturën e tyre t’ua mësojnë fëmijëve që fare të vegjël ruajtjen e ekuilibrit në biçikletë.
Një zotëri që shoqëroi Renaldon në servisin më të afërt na tregoi se biçikleta e mban në formë dhe kryen punë më shpejt se me makinë, ndërkohë që duhet theksuar se shoferët e automjeteve janë shumë miqësor me qytetarët që lëvizin me biçikleta.
LEXONI GJITHASHTU:
“Udhëtarët” takohen në urën e Bunës, simbol i qytetit të Shkodrës
Zambakët e ujit, zona më e bukur e Liqenit të Shkodrës
Liqeni i Lepurit në Tiranë, thesar i fshehur natyror mes maleve
Si u zbulua në Leskovik liqeni termal nëntokësor më i madh në botë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta