Platini kritikon VAR-in dhe futbollin modern: Ka humbur liria dhe identiteti
Legjenda e futbollit francez, Michel Platini, i ftuar në emisionin “L’After Foot” të RMC me rastin e 20-vjetorit të tij, ndau kritika të forta për futbollin modern, veçanërisht për përdorimin e teknologjisë VAR.
Ish-presidenti i UEFA-s tha se VAR duhet të përdoret vetëm për pozicionin jashtë loje dhe situata shumë të vështira për t’u parë nga gjyqtarët. Sipas tij, përdorimi i shpeshtë i VAR për raste të topit me dorë po ndryshon rregullat e arbitrimit dhe po krijon konfuzion në lojë.
Platini gjithashtu u shpreh i shqetësuar për ndryshimet në stilin e futbollit, duke thënë se sot ka më pak lojtarë kreativë si Lionel Messi, Luka Modric apo Andres Iniesta dhe më shumë futbollistë “stereotipikë”. Ai kritikoi edhe ndikimin e vendimit Bosman, që sipas tij ka dëmtuar identitetin e klubeve dhe lidhjen mes lojtarëve dhe tifozëve.
Duke folur për kombëtaren franceze, ai vlerësoi trajnerin Didier Deschamps për sukseset e arritura, ndërsa theksoi se për një trajner gjëja më e rëndësishme është fitorja, jo domosdoshmërisht loja e bukur.
Platini nuk kurseu kritikat edhe për presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, duke thënë se ai është një administrator i mirë, por jo një lider karizmatik.
Në fund, ish-fituesi i tre “Topave të Artë” u ndal edhe te çështja gjyqësore që zgjati rreth dhjetë vite dhe nga e cila u shpall i pafajshëm në vitin 2025. Ai deklaroi se ndihet i braktisur nga Federata Franceze e Futbollit dhe nga shteti francez, ndërsa paralajmëroi se do të vazhdojë betejën ligjore kundër atyre që e akuzuan padrejtësisht.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat