Familjarët e të shoqëruarve sherr para komisariatit të Bulqizës, 3 të plagosur me thikë

11 Mars 2026 | 08:25

Tre persona kanë mbetur të plagosur me thikë gjatë një konflikti mes familjarëve të tre të shoqëruarve, mbrëmjen e së martës, përpara Komisariatit të Policisë Bulqizë.

Të plagosurit janë identifikuar si Fluturim Tolle, 26 vjeç, Adhurim Koçi, 26 vjeç, dhe Renaldo Dauti, 22 vjeç. Ata u transportuan drejt “Traumës” në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30, më 10 mars 2026 ndërsa sipas njoftimit të policisë, fillimisht janë shoqëruar në komisariat për sqarim shtetasit Q. B., A. T. dhe D. H., të përfshirë në një konflikt të çastit.

Më pas, jashtë ambientit të komisariatit, në një lokal, familjarët e tyre u përfshinë në një sherr, ku për pasojë mbetën të plagosur me thikë tre të rinjtë, Tolle, Koçi dhe Dauti.

Policia po vijon kontrollet në zonë për kapjen e dy personave të dyshuar si autorë të plagosjes, J. C. dhe Y. Sh., ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Aty ka që protestojnë edhe për Iranin, Rusinë e Serbinë”, Shehi ndaj Bashës: Mund të jesh patronazhist

Eksperti i sigurisë, Faik Basha, tha se protestat në Tiranë nuk mund të analizohen si një fenomen homogjen, pasi sipas tij në tubime marrin pjesë...
22:28 | 22/06/2026

Ambasadorja zvicerane: Mbështesim demokracinë dhe zhvillimin vendor në Shqipëri

Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, deklaroi se vendi i saj vijon të mbështesë Shqipërinë në fusha të ndryshme të zhvillimit, duke përfshirë forcimin...
22:20 | 22/06/2026

Taulant Balla: Kërkesat e protestuesëve u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas publikimit të kërkesave të grupit organizator të protestës, teksa etiketoi ish-luftëtarin e UÇK-së,...
21:51 | 22/06/2026