1/8-at e Champions League nisin me goleada, Bayern i shënon 6 herë Atalantës në Itali
Të martën u zhvilluan katër ndeshjet e para të fazës 1/8-ave të UEFA Champions League, duke ofruar emocione të mëdha, gola spektakolarë dhe rezultate të thella.
Bayern Munich tregoi një forcë të jashtëzakonshme duke mposhtur Atalantën me rezultatin 6-1 në Bergamo, në ndeshjen e parë mes dy skuadrave. Bavarezët dominuan që nga minuta e parë, me gola nga Josip Stanisic, Michael Olise (dopietë), Serge Gnabry, Nicolas Jackson dhe Jamal Musiala. Vetëm në minutat shtesë, Mario Pašalić shënoi golin e nderit për italianët.
Ky sukses bën që Bayern të jetë skuadra e parë që shënon më shumë se 5 gola në një transfertë në Itali në një ndeshje Champions League, pas triumfit 7-1 ndaj Romës disa vite më parë.
Në Metropolitano Stadium, Atletico Madrid triumfoi 5-2 ndaj Tottenham Hotspur. Madrilenët e nisën ndeshjen me një ritëm të lartë, me gola të Marcos Llorente, Antoine Griezmann dhe Alvarez, ndërsa mbrojtësi Robin Le Normand shënoi të katërtin. Tottenham reagoi me Pedro Porro, por më pas Alvarez shënoi përsëri për Atletico-n dhe Dominic Solanke vulosi rezultatin final 5-2. Kjo fitore afron shumë Atletico-n me kualifikimin para ndeshjes së kthimit në Londër.
Në St. James’ Park, Newcastle United barazoi 1-1 ndaj Barcelonës. Harvey Barnes kaloi anglezët në avantazh në minutën e 86-të pas asistit të Jacob Murphy. Në momentet e fundit, Dani Olmo fitoi një penallti pas një ndërhyrjeje të gabuar të mbrojtësit Malik Çau, e cila u realizua nga talenti spanjoll Lamine Yamal, duke vendosur baraspeshën dhe duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit në Camp Nou.
Në Ali Sami Yen Sports Complex në Stamboll, Galatasaray mposhti Liverpoolin 1-0. Goli vendimtar erdhi në minutën e 7-të nga Mario Lemina pas një devijimi me kokë të Victor Osimhen. Liverpool arriti të shënonte më vonë, por goli i Van Dijk u anulua për prekje me dorë, duke lënë turqit me avantazh minimal për ndeshjen e kthimit.
E martë, 10 mars 2026
- Galatasaray 1-0 Liverpool
- Atalanta 1-6 Bayern Munich
- Atletico Madrid 5-2 Tottenham
- Newcastle 1-1 Barcelona
E mërkurë, 11 mars 2026
- Bayer Leverkusen – Arsenal
- Bodo/Glimt – Sporting Lisbon
- PSG – Chelsea
- Real Madrid – Manchester City
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar