Largimi i Prodës, dalin emrat për kandidat për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, në një lidhje për edicionin informativ ka dhënë detaje dhe emrat lidhur me garën për drejtor të përgjithshëm të Policisë së Shtetit pas dorëheqjes së ish-drejtorit Ilir Proda disa ditë më parë. Ferhati ka thënë se nga data e sotme emrat e kandidatëve do t’i nënshtrohen kritereve në Komisionin Përzgjedhës për marrjen e këtij posti.
“Jemi vetëm 45 minuta nga skadimi i afatit zyrtar për garën e hapur për drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit pas dorëheqjes së Ilir Prodës. Sipas informacioneve paraprake, Ministria e Brendshme do t’i bëjë publikë emrat zyrtarë. Kemi arritur të mësojmë disa emra që synojnë postin, është Tonin Vocaj, Elidon Çela, drejtor i Policisë së Vlorës, drejtori për Departamentin Ndërkombëtar në Policinë e Shtetit, Pëllumb Seferi, drejtori aktual i Policisë së Fierit, Skënder Hitaj, Lorenc Panganitën, Alfred Çepen, Gentjan Shehajn, ndërkohë që sipas informacioneve ka edhe kandidatë që vijnë nga jashtë Policisë së Shtetit.” – tha Ferhati midis të tjerash.
“Aty ka që protestojnë edhe për Iranin, Rusinë e Serbinë”, Shehi ndaj Bashës: Mund të jesh patronazhist
Ambasadorja zvicerane: Mbështesim demokracinë dhe zhvillimin vendor në Shqipëri
Taulant Balla: Kërkesat e protestuesëve u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”
- 22:28 “Aty ka që protestojnë edhe për Iranin, Rusinë e Serbinë”, Shehi ndaj Bashës: Mund të jesh patronazhist
- 22:26 Nafta bie me gati 4% pas sinjaleve pozitive nga bisedimet SHBA-Iran, Brent nën 78 dollarë
- 22:23 Avramopoulos pas urdhër-arresti: Nuk do ta përdor imunitetin, kërkoj hetim të plotë gjyqësor
- 22:20 Ambasadorja zvicerane: Mbështesim demokracinë dhe zhvillimin vendor në Shqipëri
- 22:06 “Kësaj proteste do t’i bien të tëra puplat false të flamingove”, Rama reagon pas kërkesave
- 21:59 Messi i fuqishëm rrëzon edhe Austrinë