Akuza për trafikim dhe shfrytëzim personi, SPAK përfundon hetimet ndaj 3 ukrainasve! I dërgon për gjykim
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 3 ukrainas të cilët akuzohet për trafikim dhe shfrytëzim personi.
Sipas njoftimit të SPAK Nazar Khamuilo, Mark Petrenko dhe Karol Oskiera akuzohen për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit te personave të rritur”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Më 11 nëntor 2024 policia e Vlorës mori një elektronike nga Ambasada e Ukrainës në Shqipëri, sse një ukrainas po dyshohej se mbahej dhe detyrohej të punonte kundër dëshirës së tij . Pas verifikimeve, policia në lagjen “Demokracia” gjeti disa shtetas ukrainas me laptopë, të cilët punonin në aplikacione të ndryshme.
Ata dërgonim mesazhe dhe linqe me anë të programeve automatike, me qëllim rekrutimin e personave të tjerë për përpunimin, transportin dhe shitjen e lëndëve narkotike në shtete të ndryshme të Europës Lindore.
Personat e rekrutuar nuk ishin në dijeni të natyrës së vërtetë të punës dhe i nënshtroheshin testit të poligrafit në fazën e rekrutimit. Ata gjithashtu duhet të përdornin pesudonime dhe mos të thërrisnin njëri-tjetrin me emrat përkatës.
Njoftimi i SPAK:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr.18/1 të vitit 2025, ndaj tre shtetasve ukrainas të pandehur:
Nazar Khamuilo, aktualisht nën masën e sigurimit personal “arrest në burg” dhe i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të personave të rritur”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 28/4, 110/a paragrafi i parë, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Mark Petrenko me masë sigurimi “arrest në burg“ dhe i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit te personave të rritur”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 28/4, 110/a paragrafi i parë, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Karol Oskiera, me masë sigurimi “arrest në burg“ të paekzekutuar, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit te personave të rritur”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 28/4, 110/a paragrafi i parë, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Prokurorët e posaçëm të çështjes kërkuan pushimin e akuzës për tre shtetasit e tjerë, pjesë e këtij procedimi penal :
Oleh Kulsha, Marianna Syzareva, Oleksander Tavorskyi.
Rrethanat e fakteve :
Më 11 nëntor 2024, në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë u paraqit një ankesë elektronike nga Ambasada e Ukrainës në Shqipëri, sipas së cilës shtetasi ukrainas, Z. M dyshohej se mbahej dhe detyrohej të punonte kundër dëshirës së tij në Vlorë. Pas verifikimeve, policia lokalizoi fillimisht një banesë me qira në lagjen “Demokracia”, ku gjeti disa shtetas ukrainas me laptopë, të cilët punonin në aplikacione të ndryshme. Ata dërgonim mesazhe dhe linqe me anë të programeve automatike, me qëllim rekrutimin e personave të tjerë për përpunimin, transportin dhe shitjen e lëndëve narkotike në shtete të ndryshme të Europës Lindore. Është provuar se ky grup kriminal i vendosur në Shqipëri është pjesë e një grupi më të madh ndërkombëtar të trafikimit të lëndëve narkotike, i cili vepron në disa vende të ish-Bashkimit Sovjetik
Në vendngjarje u sekuestruan pajisje elektronike dhe u konstatua se pasaportat e shumicës së personave mungonin. Hetimi zbuloi modus operandi-n të organizatorëve dhe të mbikqyrësve të cilët nën presionin e dhunës dhe kërcënimeve i privonin nga mundësia për t’u larguar nga puna dhe nga Shqipëria. Atyre i tregoheshin vazhdimisht video dhune ndaj anëtarëve të tjerë të grupit, të cilët nuk arrinin rezultate në punë.
Personat e rekrutuar nuk ishin në dijeni të natyrës së vërtetë të punës dhe i nënshtroheshin testit të poligrafit në fazën e rekrutimit. Në Vlorë u zbuluan tre ambiente ku mbaheshin në kushte banimi dhe pune personat e rekrutuar. Në total janë gjetur dhe sekuestruar 24 pasaporta të shtetasve të shtetasve të huaj që dushohet se kanë punuar në këto tre ambiente për disa javë ose muaj.
Shtetasi Z.M si dhe persona të tjerë ishin rekrutuar përmes aplikacionit Telegram me premtimin për një punë zyre në Poloni. Pas një interviste dhe testit të poligrafit, të kryer në Varshavë, dërgoheshin në Shqipëri. Në Shqipëri të gjithë ishin të detyruar të përdornin pesudonime dhe mos të thërrisnin njëri-tjetrin me emrat përkatës. Hetimet arritën të identifikonin të gjithë personat që qëndronin pas cdo pseudonimi dhe më konkretisht ; Nazar Khamuilo mbante pseudonimin (“Kika”), Mark Petrenko ishte (“E Premtja”) dhe Karol Oskiera ishte (“Veterineri”).
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Agjencinë kundër Narkotikëve (DEA) në Shtetet e Bashkuara dhe Autoritetet Gjyqësore Ukraianase për ndihmën e shpejtë dhe mbështetjen për zbulimin e personave të përfshirë në rekrutimin dhe shfrytëzimin e të rinjve për t’i bërë pjesë e grupit kriminal.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5