“Faleminderit me zemër”, nis një kapitull i ri në rrugëtimin personal dhe profesional të Ilva Tares

14 Qershor 2021 | 19:22

Në këto 25 vite kam pasur privilegjin që ekranin ta quaja shtëpinë time.

Ju keni qenë aleati im në përballjet e vështira me realitetin dhe mentalitetin. Publiku ka qenë edhe kritiku dhe vlerësuesi im më i mirë. Veçanërisht, vajza të reja që sot janë nëna që kanë dashur të japin lajme dhe të kishin zërin dhe forcën time në publik. Edhe nëna e baballarë që projektonin tek unë dëshirën për të qenë përcjellësja e zërit të tyre. I falënderoj për çdo inkurajim që më ka motivuar përballë pengesave dhe nuk kanë qenë të pakta.

E kam zemrën plot me mirënjohje edhe për të gjithë bashkudhëtarët, me të cilët kemi punuar për të bërë me të mirën për një gazetari cilësore.

Kam punuar dhe mësuar shumë në këto vite të mbushura me ngjarje historike, por mbi të gjitha jam përpjekur të jem në anën e drejtë të zhvillimeve dhe të së vërtetës që unë kam ditur.

Jam rritur shumë në këto tri dekada dhe e kam parë këtë vend te rritet shumë. Largohem me shpresë për vendin tonë.

Kemi kaluar shumë së bashku unë dhe ju… dhe tani është momenti që unë ta mbyll këtë kapitull, për t’i dhënë më shumë kohë familjes sime, Eduardit, Melodisë e Thomasit. Është koha të nis një kapitull të ri, në një stacion tjetër të jetës sime.

Iki e emocionuar, me urimet më të mira për të gjithë ju, ashtu siç ju më keni bekuar me urimet tuaja ne këto vite sfidues, por edhe përmbushës. Më e mira është përpara nesh.

Do të mund të më shihni sërish me emisione dhe segmente speciale herë pas here. Ilva Now dhe ky kapitull suksesi me Euronews Albania mbyllet, por kjo s’është hera e fundit që shihemi bashkë. Faleminderit me zemër!

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Sekuestrohet vila në Dhërm, SPAK njoftim për Ballukun

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026