Rrëzimi i kërkesës së SPAK, Rama: Kemi pasur debat me partnerët, rruga në BE nuk bllokohet

13 Mars 2026 | 13:06

Kryeministri Edi Rama, në konferencën me gazetarët këtë të premte, komentoi dhe votimin e deputetëve të Partisë Socialiste për kërkesën e SPAK për çështjen ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Ballkut.

Rama tha se në mbledhjen e Kryesisë ka pasur diskutime, por ato kanë qenë konstruktive.

“Diskutimet tona kanë qenë konstruktive, s’ka pasur asgjë jo si ato që janë thënë, po as të ngjashme për sa i përket presionit, tensionet apo kërcënimit. Janë gjëra që nuk ndodhin në ato nivele ku bëhen këto diskutime. Besoj që edhe vetë deklaratat e bëra dje nga disa përfaqësi janë të qarta”,- tha kreu i qeverisë.

Kryeministri Edi Rama komentoi në një konferencë për mediat mesditën e së premtes se vendimin e mazhorancës për të refuzuar me forcën e kartonëve në Kuvend të kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut.

Rama i cilësoi të shëmtuara përpjekjet për ta lidhur refuzimin e mazhorancës ndaj SPAK që siç tha nuk i përmbushte as kushte minimale për t’u marrë në konsideratë, me bllokimin e rrugës së vendit drejt BE.

“Do ta nis nga vendimi i djeshëm i parlamentit, ju e keni ndjekur të gjithë rrjedhën e ditës, besoj edhe prononcimin tim që dua ta përsëris, lidhet drejtpërdrejtë me të vërtetën që kërkesa e Prokurorisë nuk i përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë. Ndërkohë që përpjekja për ta lidhur refuzimin me ndonjë arsye tjetër apo për t’i dhënë përmasën e një fakti që do të bllokojë rrugën e Shqipërisë në BE apo do pengojë zbatimin e mëtejshëm të reformës në Drejtësi, apo aktivitetin e pavarur të drejtësisë është përpjekje e shëmtuar. Në dëshpërimin e vet ka të gjithë ato ingredientë që në të përditshmen tonë është përpjekja për të bërë çmos që Shqipëria të pengohet. Nuk ka asgjë të re, por materiali në këtë rast është i favorshëm për të torolisur njerëzit dhe për të fryrë daullen e luftës kundër qeverisë dhe shumicës së kësaj qeverie. Nuk ka asnjë frenim të rrugën tonë drejt anëtarësimit në BE…Është e vërtetë që ne kemi pasur debat me disa nga partnerët tanë lidhur me qasjen ndaj kësaj çështjeje, nuk është sekret.

Siç e di shumica, por nuk e di pakica, unë në këtë detyrë përfaqësoj Shqipërinë dhe shqiptarët dhe një nga normat e këtij përfaqësimi është t’i shikoj partnerët në sy në të njëjtën lartësi.

Përtej mënyrës se si janë pikturuar në karikaturat e pazarit politik dhe mediatik, diskutimet tona kanë qenë absolutisht konstruktive. Nuk ka pasur asgjë nga ato që janë thënë për tension, presion apo kërcënim. Këto janë gjëra që nuk ndodhin në këto nivele ku zhvillohen këto diskutime”, tha ai.

Deklaratat e ambasadave ndaj vendimit të PS për kërkesën e SPAK-ut, Rama: Nuk flasin për atë që thuhet
I pyetur nga gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu, gjatë konferencës për shtyp në lidhje me reagimet e ambasadave pas rrëzimit nga Kuvendi të kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut nëse rrezikohet integrimi i Shqipërisë në BE, ai u shpreh se deklaratat nuk flasin për atë që thuhet në komente.

Kreu i qeverisë theksoi se ka pasur debate lidhur me çështjen me subjektet që kanë nxjerrë ato deklarata. Sakaq, ai theksoi se deklaratat nuk flasin absolutisht atë që thuhet në komente, se mund të pengohet integrimi i Shqipërisë në BE, por, siç e theksoi edhe ai, ato flasin që hetimi i Ballukun të vazhdojë.

“Unë reagimet i lexoj në mënyrën e duhur, sepse ndryshe nga ata që i lexojnë dhe i kuptojnë ndryshe, unë jam në gjendje t’i përputh deklaratat me komunikimet e drejtpërdrejta që kam me subjektet që i kanë nxjerrë ato deklarata.

Siç u thashë edhe më parë, kemi pasur patjetër debat lidhur me çështjen dhe debati ka qenë shumë konstruktiv.

Deklaratat nuk flasin absolutisht për atë që thuhet në komentet që u bëhen atyre, se mund të shkohet në atë drejtim. Po të ishte për të shkuar në atë drejtim, nuk do të kishim asnjë merak për të shkuar në atë drejtim. Por deklaratat flasin për domosdoshmërinë që të vazhdojë hetimi dhe nuk shoh asnjë problem. Siç e thashë edhe dje, jam 100% i linjëzuar me atë që shkruhet në deklarata për parimet.

Mungesa e Spiropalit dhe Xhafajt në votimin për imunitetin e Ballukut, përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama u pyet në konferencën për mediat lidhur me mungesën e 3 deputetëve socialistë Elisa Spiropali, Fatmir Xhafaj dhe Blendi Gonxhja në seancën ku u votua kërkesa e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut.

Rama u shpreh se kjo nuk është çështje e tij, por se është detyrë e kryetarit të grupit parlamentar, Taulant Balla që të mësojë arsyet.

“Për prezencën në votim, nuk merrem unë me këtë punë. Është kryetari i grupit, është detyrë e tij që ka detyrë të dëgjojë dhe të kuptojë arsyet e mungesave”, tha Rama.

Vizita në Tiranë e ambasadores së SHBA në Greqi, Rama: Pjesë e rrethit të ngushtë të Trump, folëm për energjinë…

Kryeministri Edi Rama ka folur rreth takimit me ambasadoren e Ambasadorja e SHBA-ve në Greqi, Kimberly Guilfoyle, të cilën e priti në Kryeministri dje.

Rama tha se fokusi ka qenë tek disa çështje të interesit të lartë të SHBA në rajon, që kanë të bëjnë me energjinë.

“Ka ardhur për të bërë një takim njohjeje për të diskutuar për disa çështje që janë çështje të interesit të lartë amerikan në këtë rajon, që kanë të bëjnë me energjinë, që kanë të bëjnë me bashkëpunimin rajonal, me qasjen ndaj forcave të treta, aktorëve të tretë, dhe nga ana tjetër, kini parasysh që ambasadorja e SHBA në Athinë është një përfaqësuese botërisht e njohur në politikën amerikane drejtëpërdejtë e rrethit të ngushtë vendimmarrës të Trump”, tha Rama.

Rritja e çmimit të naftës, Rama: Shteti do ndërhyjë që të lehtësojë barrën e qytetarëve

Kryeministri Edi Rama diskutoi edhe lidhur me çmimin e naftës dhe ndikimi të luftës me Iranin.

Rama tha se qytetarët kanë nevojë për një treg nafte që të jetë më i përballueshëm se tregu i sotëm dhe kjo do të bëhet e mundur përmes një faktori shtetëror që të lehtësojë barrën e qytetarëve.

“Unë  e kam shprehur që kur kemi bërë mbledhjen e parë të Asamblesë së Shumicës qeverisë pas zgjedhjeve që një  nga objektivat tona është krijimi i një faktori të ri në tregun e naftës, një faktor shtetëror një forcë publike për të krijuar një kapacitet që të lehtësojë barrën mbi qytetarët, sikundër e lehtësoi konkurrenca që ne nxitëm duke ndryshuar qasjen për fluturimet ajrore. Sot Shqipëria ka aeroportin më të suksesshëm të Ballkanit. Ne ishim jashtë harte fare, por sot nuk është më Beogradi kryeqyteti i aviacionit por është Tirana dhe kjo është një arritje, me keqardhje për të gjithë ata që na duan të vdekur, por sa më shumë ne na duan të vdekur ne do ringjallemi. Besoj se shumë shpejt do të japim shembullin se si edhe në tregun e naftës gjërat do ndryshojnë. Duke vënë në dispozicion garancitë, do të jetë shumë më  e lehtë për të pasur marrëveshje me kompani që e shpërndajnë naftën që të kemi qëndrueshme afatgjatë”, tha Rama.

Debatet në Mbledhjen e Kryesisë, Rama: Ishin konstruktive

Kryeministri Edi Rama komentoi dhe votimin e deputetëve të Partisë Socialiste për kërkesën e SPAK për çështjen ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Ballkut.

Rama tha se në mbledhjen e Kryesisë ka pasur diskutime, por ato kanë qenë konstruktive.

“Diskutimet tona kanë qenë konstruktive, s’ka pasur asgjë jo si ato që janë thënë, po as të ngjashme për sa i përket presionit, tensionet apo kërcënimit. Janë gjëra që nuk ndodhin në ato nivele ku bëhen këto diskutime. Besoj që edhe vetë deklaratat e bëra dje nga disa përfaqësi janë të qarta”,- tha kreu i qeverisë.

Rama: Shqipëria do të votojë rezolutën për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit

Kryeministri Edi Rama deklaroi se javën që vjen në Kuvend do të votohet një rezolutë për të shpallur Republikën e Iranit shtet sponsor të terrorizmit.

“Në javën që vjen, Parlamenti i Shqipërisë do të votojë një rezolutë për ta shpallur Republikën Islamike të Iranit shtet sponsor të terrorizmit. Bashkë me këtë do të shpallen organizata terroriste Garda Revolucionare e Iranit dhe Hezbollahu.

Në këto hapa nuk jemi pionierët, sepse ka pasur të tjerë më parë, partnerë, aleatë dhe miq që e kanë hedhur këtë hap, por është koha që edhe ne ta bëjmë këtë gjë.

Kriza po shfaqet në të gjithë botën dhe po shfaqet edhe këtu si rezultat i rritjes së çmimit të naftës”, u shpreh Rama.

Rama mohon presionet lidhur me Portin në Porto Romano: Nuk kemi pasur asnjë pakënaqësi nga SHBA dhe BE

Kryeministri Edi Rama foli edhe për ndërtimin e portit të Porto Romanos.

Rama u shpreh se nuk ka të dhëna që kompania është gjendur nën presion, por sipas tij procesi është zhvilluar nën presion.

Sipas tij nuk ka pasur ndonjë presion nga SHBA-të, ndërsa pretendoi se së bashku me BE-në nuk kanë shprehur shqetësime. Rama vë në dukje se sa më rëndësi është ndërtimi i portit të ri, kapacitete të cilat porti aktual nuk i ka.

“Nuk ka pasur asnjë shqetësim të shprehur nga SHBA apo nga BE. Por ka pasur presion të vazhdueshëm nga faktorë të tjerë të painteresuar që ai port të jetë një histori suksesi.

Që nga A-ja, kur disa thonë për çfarë duhet një port i ri se ne kemi portin tonë, atë kënetën në zemër të Durrësit. Dhe e lidhnin idenë e portit të ri me shitjen e atdheut në duart e arabëve, në fakt e vërteta është se përtej injorancës, gjithmonë ka pasur forca që të mos ecte përpara projektoi i portit të ri.

Pse? Për një arsye, porti ekzistues nuk ka asnjë kapacitet për të qenë nyja strategjike logjistike e korridorit të 8. Edhe po ta zbukurosh, është i papërshtatshëm për të qenë nyje logjistike. Këtë e thonë proceset e ndjekura dhe realiteti se ai port është mes qytetit.

E dyta, porti i ri si nyje lidhëse e korridorit të 8, e çon Shqipërinë në një nivel krejt tjetër, por dhe shqiptarët. Është një nyje e lidhur edhe me një tjetër nyje strategjike, Portin e Thatë të Prishtinës, dhe me nyjen e Portit të Thatë të Shkupit.

Nëse mendoni se të gjithë mezi po presin që shqiptarët të bëhen më të fortë, mund ta mendoni por iu siguroj që në një sërë vendesh ka forca të cilat nuk e mirëpresin këtë. Kjo nuk ka të bëjë me armiqësira gjeopolitike.

Nëse mendoni se porti i ri është një port që ata të cilët i kanë të lidhura interesat me rrugët e trafiqeve mendoni gabim”, tha Rama.

Rama: Balluku nuk ka akuzë për korrupsion

Kryeministri Edi Rama tha se kërkesa e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut nuk i përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë.

Sipas tij, në këtë rast nuk bëhet fjalë për një çështje korrupsioni, sepse vetë prokuroria nuk ka ngritur një akuzë për korrupsion.

“Nuk ka asnjë diskutim lidhur me vullnetin tonë që kemi hapur në pavarësimin e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit.

Në këtë rast nuk përballë një çështjeje korrupsioni, sepse vetë prokuroria nuk ka ngritur një akuzë për korrupsion. Jemi përballë një çështjeje në hetim, e cila mund të hetohet lirisht pa as më të voglën pengesë.

Unë e inkurajoj prokurorinë që të ndjekë dhe të gërmojë pista kudo ku mund të mendohet se gjatë rrugës mund të shfaqet hija e korrupsionit.

Është e vërtetë që ne kemi pasur debat me disa nga partnerët tanë lidhur me qasjen ndaj kësaj çështjeje, nuk është sekret.

Siç e di shumica, por nuk e di pakica, unë në këtë detyrë përfaqësoj Shqipërinë dhe shqiptarët dhe një nga normat e këtij përfaqësimi është t’i shikoj partnerët në sy në të njëjtën lartësi.

Përtej mënyrës se si janë pikturuar në karikaturat e pazarit politik dhe mediatik, diskutimet tona kanë qenë absolutisht konstruktive. Nuk ka pasur asgjë nga ato që janë thënë për tension, presion apo kërcënim. Këto janë gjëra që nuk ndodhin në këto nivele ku zhvillohen këto diskutime.

Leximi nga ata që kanë vënë kujën se u bllokua Shqipëria dhe mbaroi anëtarësimi në BE është, në rastin më të mirë, pervers dhe në rastin më të keq i qëllimshëm për të bllokuar suksesin në këtë rrugë”, tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikoi të enjten çmimet e reja të karburanteve në vend. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN...
13:28 | 04/06/2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës

Udhëheqësit e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Tivat të Malit të Zi më 5 qershor. Samiti zhvillohet gjashtë muaj pas samitit...
11:34 | 04/06/2026