Stërvitja RENEA-EKAM, ministri Lamallari: Bashkëpunimi Shqipëri-Greqi, kyç për sigurinë e rajonit
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari këtë të premte ka marrë pjesë në ceremoninë e përfundimit të stërvitjes së përbashkët mes forcave speciale të Policisë së Shtetit, RENEA, dhe njësisë elitë të policisë greke EKAM.
Lamallari gjatë fjalës së tij vlerësoi rolin e kësaj njësie speciale, duke theksuar se për vite me radhë RENEA ka qenë simbol i disiplinës, kurajos dhe sakrificës në shërbim të qytetarëve.
Ai shtoi se efektivët e kësaj force janë në vijën e parë në përballjen me situatat më të vështira, nga lufta kundër krimit të organizuar deri te kërcënimet terroriste dhe çdo rrezik që cenon jetën e qytetarëve.
“Ky trajnim është shumë më tepër se një stërvitje. Është bashkëpunim, ndarje përvoje dhe një besim që rritet mes jush, duke dëshmuar se Policia e Shtetit dhe policia greke mund të fuqizojnë më tej bashkëpunimin për të adresuar sfidat e përbashkëta”, tha ai ndwr tw tjera.
Ministri nënvizoi gjithashtu rëndësinë e marrëdhënieve mes Tiranës dhe Athinës në fushën e sigurisë, duke e cilësuar këtë bashkëpunim si thelbësor jo vetëm për dy vendet, por edhe për stabilitetin e rajonit.
“Sfidat si krimi i organizuar, terrorizmi dhe krimet transnacionale, kërkojnë bashkëpunim të ngushtë mes vendeve, sidomos në kontekstin e integrimit europian”, tha ai.
Ai theksoi se Shqipëria ka bërë progres të ndjeshëm në luftën kundër krimit dhe se Policia e Shtetit meriton të ketë një rol dinjitoz në platformën europiane të njësive speciale ATLAS Network.
“Aty ka që protestojnë edhe për Iranin, Rusinë e Serbinë”, Shehi ndaj Bashës: Mund të jesh patronazhist
Ambasadorja zvicerane: Mbështesim demokracinë dhe zhvillimin vendor në Shqipëri
Taulant Balla: Kërkesat e protestuesëve u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”
- 22:28 “Aty ka që protestojnë edhe për Iranin, Rusinë e Serbinë”, Shehi ndaj Bashës: Mund të jesh patronazhist
- 22:26 Nafta bie me gati 4% pas sinjaleve pozitive nga bisedimet SHBA-Iran, Brent nën 78 dollarë
- 22:23 Avramopoulos pas urdhër-arresti: Nuk do ta përdor imunitetin, kërkoj hetim të plotë gjyqësor
- 22:20 Ambasadorja zvicerane: Mbështesim demokracinë dhe zhvillimin vendor në Shqipëri
- 22:06 “Kësaj proteste do t’i bien të tëra puplat false të flamingove”, Rama reagon pas kërkesave
- 21:59 Messi i fuqishëm rrëzon edhe Austrinë