Arrestohet 36-vjeçari në Fushë-Krujë, rezultonte i kërkuar si i dënuar nga Gjykata e Kosovës
Një 36-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës është arrestuar këtë të shtunë në Fushë-Krujë, në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, aksioni u zhvillua në kuadër të fazës së 87-të të operacionit policor të koduar “Operacionalja”, i cili synon kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë arrestuan me qëllim ekstradimin drejt Kosovës shtetasin F. Sh., 36 vjeç, lindur dhe banues në Fushë-Krujë.
Sipas autoriteteve, Gjykata e Gjakovës në Kosovë, me vendim të datës 14 mars 2023, e ka dënuar 36-vjeçarin me 2 vite burg dhe 550 euro gjobë për veprat penale “Posedimi i paautorizuar, shpërndarja dhe shitja e narkotikëve, lëndëve psikotrope dhe substancave analoge” si dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit”.
Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit, 4 muaj dhe 10 ditë burgim.
Policia bën me dije se vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Kosovës.
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve