VIDEO/ Ballokume, ngjyra dhe argëtim për fëmijët, si u festua Dita e Verës në Elbasan
Elbasani festoi edhe këtë vit Ditën e Verës, duke rikthyer traditat shekullore, aromën e ballokumeve, ngjyrat dhe aktivitetet për fëmijë dhe vizitorë nga i gjithë vendi dhe jashtë tij
Rrugët dhe sheshet e qytetit u mbushën me atmosferë festive, ku tradita e Ditës së Verës shfaqet në çdo detaj.
Elbasani është zemra e Ditës së Verës dhe, ashtu siç e do tradita, mijëra qytetarë kanë mbërritur për të festuar Ditën e Verës në këtë qytet, ku tradita ruhet prej shekujsh. Familjet elbasanase kanë hapur dyert për të pritur qytetarë nga çdo vend i Shqipërisë, por edhe nga bota, për të festuar Ditën e Verës me aromën e ballokumeve, rrezet e diellit dhe çiltërsinë e fëmijëve, që sot duket më e bukur se kurrë.
“Është një kënaqësi të shohësh kaq shumë njerëz të bashkuar për të festuar traditat tona. Ballokumet, veroret dhe gatimet tradicionale sjellin aromën e vjetër të qytetit dhe të bëjnë të ndihesh pjesë e historisë së Ditës së Verës”, thotë një qytetare.
Mes vizitorëve ka pasur edhe shumë qytetarë nga zona të ndryshme të vendit, të cilët kanë zgjedhur të jenë pjesë e festës tradicionale në Elbasan, për të përjetuar nga afër atmosferën që krijon kjo ditë e veçantë.
“Kam ardhur për të parë nga afër festimet dhe për të shijuar atmosferën e qytetit. Është shumë emocionuese të shohësh traditat e ruajtura kaq bukur dhe njerëzit që i përjetojnë me gëzim”, thotë një zonjë nga Shkodra.
Ata që i janë gëzuar më shumë festës janë fëmijët, të cilët shijojnë çdo aktivitet dhe gjallërinë e qytetit.
“Po luajmë dhe po gjejmë surpriza të ndryshme. Është shumë argëtuese dhe më pëlqen gjithçka këtu.”, thonë fëmijët.
Gjatë gjithë ditës, qyteti është mbushur me ngjyra, lojëra dhe aktivitete për më të vegjlit, ndërsa familjet dhe vizitorët kanë shijuar gjithashtu edhe traditat kulinare që e shoqërojnë këtë festë.
Ashtu sikurse e do tradita, festimet do të mbyllen në sofrat familjare, me miq dhe të ftuar, ku nuk mungojnë ballokumet dhe gatimet tradicionale që e bëjnë Ditën e Verës edhe më të veçantë për familjet shqiptare.
FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 18:53 “Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë
- 18:48 Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq