Imami i Xhamisë së Fushë-Mbretit: Nata e Kadrit, më e mirë që ka krijuar Zoti, të lutemi për mirësi

16 Mars 2026 | 16:12

Nata e Kadrit këtë vit përkon me datën 16 mars, dhe është një nga netët më të shenjta të Ramazanit. Besimtarët myslimanë përpiqen ta kalojnë natën me falje, lexim të Kuranit dhe vepra bamirësie, sepse shpërblimet e adhurimeve në këtë natë konsiderohen sa një mijë muaj ose rreth 84 vite. Imami i xhamisë së Fushë-Mbretit në Elbasan, Bledar Haxhiu, shpjegon për Euronews Albania simbolikën dhe rëndësinë që kjo natë ka për besimtarët myslimanë.

“Nata e Kadrit është nata më e mirë që ka krijuar Zoti. Në Natën e Kadrit ka filluar zbritja e Kuranit… (fjala arabisht). Normalisht, Nata e Kadrit është një natë në të cilën Allahu i Lartësuar zbret mirësinë dhe begatinë, si dhe përcakton atë që do të ndodhë për plot një vit. Pra, Allahu zbret në këtë natë vendimet e Tij. Allahu Natën e Kadrit e ka bërë më të vlefshme se një mijë muaj; ajo është e barabartë me rreth 83 vite. Allahu e ka vendosur këtë natë si një rrugëtim mirësie për besimtarët, ku u falen mëkatet”, thotë Bledar Haxhiu, Imami i Xhamisë Fushë Mbret.

Për besimtarët myslimanë, kjo natë përfaqëson një moment të veçantë për përkushtim shpirtëror, lutje dhe adhurime të shumta, teksa ata përpiqen ta kalojnë me falje, lexim të Kuranit dhe vepra bamirësie.

“Besimtarët në këtë natë përpiqen me të gjitha angazhimet e tyre të kryejnë adhurime: falin namaz, japin zekat, japin sadaka, falen natën dhe lexojnë Kuran. Pra përpiqen që angazhimi i tyre në këtë natë të jetë më i madh dhe më i veçantë sesa në netët e tjera, për faktin se begatitë dhe mirësitë që ndodhin në të janë më të mëdha. -Duke qenë se myslimanët luten shumë në këtë natë, cila është lutja juaj për shqiptarët? Ne e lusim Zotin që t’i pranojë fillimisht agjërimin çdo agjëruesi dhe adhurimet e tyre. Lutemi për ata që e kanë filluar për herë të parë këtë Ramazan, që Zoti t’u japë një shpërblim të shumëfishtë. Gjithashtu lutemi që Zoti i Lartësuar t’i japë mirësi, begati, harmoni dhe siguri shqiptarëve dhe vendit tonë”, thotë ai.

Nata e Kadrit mbetet një nga momentet më të rëndësishme shpirtërore të muajit të Ramazanit, gjatë së cilës lutjet, falja dhe veprat e mira marrin një domethënie edhe më të thellë për besimtarët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta

Në ditën e pestë të protestës, organizatorët kanë prezantuar pankartën zyrtare të tubimit, ku shfaqet edhe adresa e faqes së tyre informuese, “ShqiperiaNukShitet.com”. Mesazhi i...
19:03 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026