Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD dhe LSI për përsëritjen e votimit në qarkun Fier
Edhe padia për qarkun e Fierit, nuk pati asnjë ndryshim nga paditë për qarqet e tjera dhe Kolegji Zgjedhor ka vendosur rrëzimin e kërkesës së PD për të përsëritur zgjedhjet.
Trupa e 5 anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor e cilësoi si ta pambështetur në ligj kërkesën e PD dhe vendosi të lërë në fuqi vendimin e KAS, duke vulosur kështu rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në këtë qark.
Pa u shqyrtuar tashmë, ka mbetur vetëm qarku i Elbasanit, që pritet të vendoset sot pasdite.
Pak ditë më parë Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për përfshirjen e provave të reja në shqyrtimin e padisë për zgjedhjet në qarkun e Tiranës.
Gjithashtu, ky institucion gjyqësor rrëzoi edhe kërkesën e PD-së për përjashtimin e 7 gjyqtarëve nga procesi i shqyrtimit të padive për zgjedhjet e 25 prillit.
LEXONI GJITHASHTU:
Kolegji Zgjedhor shqyrton kërkesat e PD për përsëritjen e zgjedhjeve në Shkodër e Korçë
Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimet e PD-së dhe Boiken Abazit për qarkun Tiranë
Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD-së për përjashtim të 7 gjyqtarëve
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus