Vjosa Osmani: Serbinë nuk mund ta bindim me tarifa. Vetëm Qeveria duhet t’i drejtojë negociatat

6 Mars 2020 | 16:52

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës Vjosa Osmani u intervistua nga gazetari Franko Egro në kuadër të emisionit Balkan Talks. Ajo u deklarua pro heqjes së tarifës doganore, pasi sipas saj kjo masë ishte ezauruar. Zonja Osmani nënvijëzoi me forcë se pas 3 shkurtit është vetëm qeveria e Kosovës ajo që duhet të drejtojë negociatat për zgjidhjen përfundimtare të mosmarrëveshjeve Kosovë-Serbi, gjithnjë në bashkëpunim të ngushtë me SHBA.

“Sot ajo tarifë e ka humbur kuptimin, kemi një qeveri në legjitimitet të plotë dhe e vetmja që ka bazën kushtetuese për të negociuar me Serbinë në emër të Kosovës dhe kjo qeveri nuk do të negociojë për kufijtë e Kosovës, nuk do pranojë marrëveshje të tilla, nuk do t’i zbatojë ato nëse do të nënshkruhen. Nuk është tarifa që i mbron kufijtë e vendit, janë institucionet ato që i mbrojnë.

Fakti që po bëhet më shumë se 1 vit që Kosova nuk ka bashkëpunuar sa duhet me aleatët strategjik rreth tarifës, kjo e ka dëmtuar vendin. Kosova nuk ka pasur asnjëherë sukses pa SHBA dhe BE në krah, ndaj qeveria aktuale është duke bërë një analizë ekonomike dhe do të vendoset lidhur me tarifën”, tha kryetarja e Kuvendit të Kosovës.

Sipas znj. Osmani, Kosova duhet të bindë partnerët që Kosova nuk është pengesë dhe di të nxjerrë një marrëveshje që mbron sovranitetin e vendit

“Serbinë nuk mund ta bindim të njohë Kosovën me tarifa, por mund ta bindim nëse këtë e bëjmë bashkë me partnerët tanë strategjikë”, – tha znj. Osmani

Deputetja e LDK fajësoi BE për sjellje të butë ndaj Serbisë, që sipas saj është shteti më problematik në rajon, faktor destabiliteti jo vetëm karshi Kosovës, por edhe vendeve të tjera si Mali i Zi dhe Bosnja, pasi ka dëshmuar se nuk i plotëson as kushtet minimale të fqinjësisë së mirë.

“BE i ka neglizhuar të gjitha këto, por Serbia e ka keqpërdorur këtë dorë të zgjatur të bashkëpunimit. Vazhdon të furnizohet me armatim edhe raketore nga Serbia dhe në të njëjtën kohë me fjalë të bukura flet për BE, por aksionet i ka ende si aleati kryesor, Rusia. BE të mos e trajtojë më Serbinë si fëmijën e lazdruar të Evropës. Vuçiç nuk mund të quhet proevropain, derisa nuk pranon masakrat që Serbia ka bërë në rajon”, tha ajo.

Znj. Osmani u shpreh skeptike për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë brenda këtij viti ose vitin tjetër, pasi siç tha, çështja është shumë komplekse.

“Në marrëdhënien tonë me Serbinë duhet të kujtojmë një realitet që nuk ka qenë shumë larg. Ka akoma 1700 shtetas të Kosovës të zhdukur nga Serbia, ka shumë tema që duhet të diskutohen. Kjo mund të arrihej vetëm falë një plani shumë ambicioz, kur do të negociohej javë më javë”, – tha znj. Osmani, teksa  shtoi se Serbia duhet të ndërpresë fushatën ilegale kundër njohjes së Kosovës.

E pyetur lidhur me projektin e shengenit ballkanik, znj. Osmani përsëriti qëndrimin kundër të partisë që përfaqëson, duke e cilësuar atë si një paradhomë të procesit të integrimit në BE, që nuk i sjell asnjë dobi Kosovës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026