“Shtëpia e barit” në Peqin, pezullohet nga detyra drejtori i Burgut të Rrogozhinës

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
19 Mars 2026 | 17:05

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka pezulluar nga detyra drejtorin e Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të hetimeve që lidhen me zbulimin e një “shtëpie bari” në Peqin.

Policia e Elbasanit ka zbuluar brenda një godine banesë, që dyshohet se i përket kreut të Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, të paktën 4 mijë rrënjë kanabis sativa.

Ndërtesa ndodhej në një fshat pranë qytetit të Peqinit, por ende nuk ka informacion zyrtar mbi këtë dhe operacioni është në proces e sipër.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thekson se distancohet nga çdo veprim që bie ndesh me ligjin dhe mbështet plotësisht hetimin e plotë dhe transparent të rastit.

Njoftimi i plotë

“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është vënë në dijeni nga mediat lidhur me rastin e drejtorit të IEVP Rrogozhinë, Bilal Hasa.

Në vijim të informacionit të marrë, Drejtoria e Përgjithshme ka ndërmarrë masa administrative të menjëhershme për pezullimin e tij nga detyra, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes nga organet kompetente.

Gjithashtu, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve distancohet nga çdo veprim që bie ndesh me ligjin dhe thekson se mbështet plotësisht hetimin e plotë dhe transparent të rastit”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident në Portin e Durrësit, kamioni përplas shoferin nga Kosova. Dërgohet me urgjencë në spital

Një drejtues kamioni është përplasur aksidentalisht në portin e Durrësit nga një tjetër kamion. Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm kur shoferi me origjinë nga...
12:25 | 28/07/2026

Vrasja e Albi Bashaliut, vëllai dëshmon në GJKKO: E mora vesh nga televizioni, nuk di kush e vrau

Në seancën e kësaj të marte në GJKKO ndaj Laert Haxhiut po vijojnë dëshmitë për episodet e vrasjeve për të cilat ai akuzohet. Në lidhje...
12:20 | 28/07/2026

Operacioni “Plazhi i lirë”, policia heq qindra çadra e shezlongë pa leje në Golem (VIDEO)

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, kanë vijuar kontrollet përgjatë vijës bregdetare me qëllim lirimin e hapësirave publike...
12:02 | 28/07/2026