Festa e Sulltan Nevruzit, Rama dhe Begaj përcjellin mesazhe për paqe dhe unitet
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Me rastin e festës së Sulltan Nevruzi, Presidenti Bajram Begaj dhe Kryeministri Edi Rama kanë përcjellë urime për qytetarët shqiptarë, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite si simbol i paqes, shpresës dhe harmonisë.
Presidenti Bajram Begaj në mesazhin e tij ka vënë në dukje se kjo ditë përfaqëson pranverën dhe ringjalljen, si dhe vlerat e shpresës, dashurisë dhe unitetit. Ai thekson se Sulltan Novruzi duhet të shërbejë si një thirrje për më shumë mirëkuptim, tolerancë dhe bashkëjetesë në shoqëri.
“Gëzuar Sulltan Nevruzin! Kjo ditë e shenjtë, simbol i pranverës dhe ringjalljes, na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit. Le të na shërbejë si thirrje për më shumë harmoni e mirëkuptim mes nesh, duke forcuar bashkëjetesën dhe tolerancën që na karakterizon si shoqëri”, shkruan Begaj.
Nga ana tjetër, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të ndajë një mesazh urimi nga Teqeja e Helvetive në Berat, duke e cilësuar atë si një nga vendet më të bukura në Ballkan, ku mbizotërojnë qetësia dhe harmonia.
“Me urimin për Ditën e Sulltan Nevruzit nga Teqeja e Helvetive, Berat, ndër më të bukurat në Ballkan, ku qetësia dhe harmonia janë besim, ju uroj një të diel të paqtë,” shkruan Rama.
Kaseta e “21 janarit” dërgohet për ekspertizë në SHBA
Ndërron jetë Rexhep Meta, babai i Ilir Metës
Rama: Për herë të parë mendova t’ju përulem dhe të iki në katund, ju kanë manipuluar
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta