Rama përforcon Tiranën, drejtuesit politik dhe ministrat të angazhuar edhe në kryeqytet
Drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në 12 qarqe janë përfshirë edhe në njësitë administrative të Tiranës,duke përforcuar strukturat për zgjedhjet vendore të vitit 2027. Për këtë qëllim, kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një mbledhje në selinë e PS, ku u diskutua organizimi dhe shpërndarja e përgjegjësive në terren.
Sipas ndarjes së re, në Njësinë 1 janë caktuar Lindita Nikolla dhe Mirela Kumbaro. Në Njësinë 2 do të përfshihen Gent Gazheli, Delina Ibrahimaj, Olta Manjani dhe Blendi Klosi. Njësia 3 do të drejtohet nga Iris Luarasi, Edona Bilali dhe Ervin Demo, ndërsa në Njësinë 4 do të jenë Blerina Gjylameti dhe Eduard Shalsi.
Në Njësinë 5 janë caktuar Fatmir Xhafaj, Taulant Balla dhe Erion Braçe, ndërsa Njësia 6 do të përfaqësohet nga Albana Koçiu, Endrit Yzeiraj, Megi Fino dhe Belinda Balluku. Në Njësinë 7 do të angazhohen Sofian Jaupaj, Enkelejd Musabelliu dhe Arbjan Mazniku, ndërsa në Njësinë 8 Igli Hasani, Vilma Premti dhe Niko Peleshi.
Me tej, , Njësia 9 do të drejtohet nga Ogerta Manastirliu dhe Olti Muzaka, ndërsa në Njësinë 10 janë caktuar Besfort Lamallari dhe Bledi Çuçi. Njësia 11 do të drejtohet nga Damian Gjiknuri, Ervin Hoxha dhe Ulsi Manja.
Po ashtu, në Njësinë 13 janë caktuar Elisa Spiropali dhe Anila Denaj, në Njësinë 14 (Kashar) Blendi Gonxhja dhe Plarent Ndreca, ndërsa në Njësinë 12 do të angazhohen Toni Gogu, Xhemal Qefaliaj dhe Silva Caka.
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme