Protesta e opozitës, 1400 efektivë policie në terren për mbarëvajtjen e tubimit

22 Mars 2026 | 16:34

Teksa pritet që opozita të zhvillojë mbrëmjen e sotme, në orën 18:00, protestën e radhës përpara Kryeministrisë, Policia e Tiranës ka njoftuar një plan të detajuar masash për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Sipas autoriteteve, rreth 1400 punonjës policie do të angazhohen në terren, ndërsa masat janë marrë në zbatim të ligjit “Për tubimet”, me fokus menaxhimin e situatës dhe shmangien e incidenteve gjatë zhvillimit të protestës.

Në kuadër të këtij organizimi, do të ketë kufizime të konsiderueshme të qarkullimit në disa nga akset kryesore të kryeqytetit. Duke nisur nga ora 09:30, është bllokuar lëvizja e automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në segmentin nga Ura deri te kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali”. Ndërkohë, nga ora 15:00 pritet të bllokohen edhe rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Policia bën me dije se, në varësi të ecurisë së protestës, kufizime të tjera të përkohshme mund të aplikohen edhe në zona të tjera të Tiranës. Për të lehtësuar lëvizjen, janë parashikuar devijime të trafikut në rrugë alternative.

Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve për mirëkuptim lidhur me kufizimet, si dhe kërkojnë që të shmangin çdo situatë që mund të cenojë rendin dhe sigurinë publike gjatë zhvillimit të tubimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026