VIDEO/ Rama takim me ministrat Lamallari dhe Gogu dhe 3 zv/ministrat e Brendshëm në Vilën 30
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë një takim në Vilën 30 me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari. Takimi nisi në orën 09:00, ndërsa në orën 10:15 në të njëjtat ambiente mbërriti edhe ministri i Drejtësisë, Toni Gogu. Në takimin e Kryeministrit Edi Rama morën pjesë edhe tre zv/ministrat e Brendshëm, Silva Caka, Xhemal Qefalia dhe Anisa Ruseti ndërsa detaje të tjera nuk janë bërë ende të ditura.

Ky takim vjen dy ditë pas protestës së opozitës ndërsa sot po zhvillohet gjithashtu faza e intervistave për kandidatë për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Komisioni i krijuar në Ministrinë e Brendshme, i përbërë nga zv/ministrja Silva Caka, sekretarja e Përgjithshme Kledia Ngjela dhe kreu i AMP-së Eduart Merkaj, ka vlerësuar dosjet e kandidatëve.
Për këtë post kanë aplikuar 16 kandidatë, përfshirë dy gra që nuk ishin pjesë e Policisë së Shtetit: Ejona Gurbardhi dhe Suela Sulkaj, të cilat u skualifikuan pas verifikimit paraprak.
Lista e kandidatëve:
- Afrim Tafa
- Alfred Çepe
- Arjanit Arapi
- Elidon Çela
- Gentian Berberi
- Gentjan Shehaj
- Idajet Faskaj
- Lorenc Panganika
- Neritan Nallbati
- Pëllumb Seferi
- Rebani Jaupi
- Saimir Boshnjaku
- Skënder Hita
- Tonin Vocaj
Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit