Doktori i syve la Italinë për Korçën: Ata që ikin nuk e dinë vlerën e vendit

24 Mars 2026 | 20:02

Korça ka bërë shtëpi të re një mjek italian, i cili ka vendosur të lërë Italinë dhe të vazhdojë jetën e tij në Shqipëri. Giancarlo Pevarello, okulist me shumë vite përvojë, thotë se erdhi fillimisht për të provuar diçka të re, por tashmë është i bindur se do të qëndrojë këtu.

Ai rrëfen se në Korçë ka hasur raste të veçanta që nuk i kishte parë shpesh më parë, ndërsa për të më e rëndësishme është që pacientët të kenë shëndet dhe të shohin më mirë.

Giancarlo Pevarello, okulist:
“Për të provuar gjëra të reja, më pëlqeu ideja për të shkuar në një vend ku mund të gjeja eksperienca të reja. Në Korçë kam hasur shumë lloje të ndryshme të perdesh së syrit, situata delikate me fëmijët dhe madje një rast të rrallë me filarët – larva brenda syrit. Kam punuar në shumë vende të botës, por Shqipëria është vendi perfekt për fushën time.”

Mjeku italian shprehet se është ndjerë i mirëpritur nga banorët dhe tashmë ka krijuar miq dhe një jetë të re në qytet.

Giancarlo Pevarello, okulist:
“Do të jetoj në Shqipëri. Njerëzit më pëlqejnë shumë; populli këtu është krejt ndryshe nga italianët. Kam krijuar miq dhe ka edhe italianë të tjerë në Korçë me të cilët dal. Për mua, Korça është si parajsa: ushqim i mirë, klimë e këndshme, njerëz të mirë dhe çmime të arsyeshme.”

Ai ka edhe një mesazh për të rinjtë shqiptarë: Shqipëria është një vend me mundësi dhe e ardhme.

Giancarlo Pevarello, okulist:
“Ata që ikin bëjnë gabimin më të madh. Duhet të qëndrojnë në Shqipëri, sepse vendi ka nevojë për ta dhe ofron mundësi për të krijuar një të ardhme të mirë – jo vetëm në mjekësi, por në të gjitha fushat. Shqipëria po zhvillohet, dhe ata që ikin shpesh mendojnë se diku tjetër është më mirë, por nuk është e vërtetë.”

Sot, Giancarlo Pevarello vazhdon të vizitojë pacientët e tij në Korçë dhe e ndjen qytetin si shtëpinë e tij të dytë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026