Play-off i Botërorit, Kombëtarja shqiptare zbarkon në Varshavë, gati për sfidën ndaj Polonisë

25 Mars 2026 | 15:22

Mesditën e kësaj të mërkure, Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mbërritur në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë, një ditë para sfidës së madhe ndaj Polonisë për “play-off”-in e Botërorit.

Avioni i kuqezinjve u nis mëngjesin e sotëm nga aeroporti “Nënë Tereza” dhe Federata Shqiptare e Futbollit, në faqen e saj zyrtare, ka ndarë pamjet e para të mbërritjes në Varshavë.

Përballja me Poloninë do të luhet nesër, më 26 mars, në orën 20:45. Ekipi do të zhvillojë stërvitjen zyrtare në stadiumin “PGE Narodowy” në orën 18:00, ndërsa para saj trajneri Silvinjo dhe një lojtar do të dalin para mediave në konferencën për shtyp.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026