Rama mbledh sot grupin e PS dhe qeverinë, në fokus strategjia e komunikimit me qytetarët
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot grupin parlamentar dhe kabinetin qeveritar. Takimi do të nisë në orën 11:00 në në Pallatin e Brigadave.
Gazetarja e Euroneës Albania, Eksiola Shehu ka siguruar agjendën e takimit. Mbledhja do të hapet nga kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla e më pas fjalën do e marrë kryeministri Edi Rama.
Në këtë takim është ftuar drejtuesja e Kadastrës, Lorena Goxhobelli për të raportuar lidhur me institucionin që mbulon dhe deputetët do të kenë mundësi ta pyesin atë për shqetësimet e ngritura nga qytetarët.
Një raportim në këtë mbledhje do të ketë edhe bashkëkryetari i PS për reformën administrativo-territoriale, Arbjan Mazniku.
Një prezantim të strategjisë së komunikimit do të bëhet nga ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Erjona Ismaili.
Mbledhja do të përmbyllet nga Rama dhe Balla.
Rama flet për France 24: Faktorët e huaj nuk e duan investimin në Zvërnec
Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi edhe sanksionet
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
- 15:07 Rama flet për France 24: Faktorët e huaj nuk e duan investimin në Zvërnec
- 14:47 Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë
- 14:43 Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)