Rama: Duhet të kalojmë nga drita jeshile në prokurimin publik! Nuk jemi në kornizën e progresit të mirë
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se viti 2027 duhet ta gjejë Shqipërinë me objekte të realizuara për t’u anëtarësuar në BE. Ai ndër të tjera tha se është bërë progres i madh për prokurorimet publike por shtoi se nuk janë ende në kornizën e progresit të mirë.
Sipas tij, sfida e sfidave është siguria ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorit në tërësi. Rama theksoi se reforma e inspektimit duhet të vazhdojë edhe me inspektoriate të tjera për të garantuar burime njerëzore cilësore.
“Ajo që më bie në sy është domosdoshmëria për të kaluar nga drita e kuqe në atë jeshile në prokurorimin publik, ku kemi bërë një progres të madh por nuk jemi ende në kornizën e progresit të mirë që nënkupton plotësim të këtij aspektit në kuadrin e kushteve.
E sjell në vëmendje sepse është vendimtare që puna e nisur për modernizimin e mëtejshëm me AI për prokurimin publik duhet të vijojë. 2027 duhet të na gjejë me objektiv të realizuar.
Sikur një gjë tjetër që më bëri përshtypje edhe e kemi diskutuar është kontrolli financiar, edhe aty progresi është i kufizuar. Reforma financiare është e domodoshme.
Sfida e sfidave është siguria ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorit në tërësi. Prandaj reforma e inspektimit duhet të vazhdoje dhe është kyç drejtimi politik i reformës nga të gjithë ministritë në sensin e mbrojtjes së reformës nga ndërhyrjet partiake. Është e domosdoshme që ajo që ka vazhduar me AKU të vazhdoje të shtrihet me të gjithë inspektoriatet e tjera për të garantuar burime njerëzore cilësore”, tha ai ndër të tjera.
Dosja “Metamorfoza”, GJKKO dënon biznesmenin Pëllumb Gjoka me 6 vite burg
I akuzuar si pjesë e grupit të Luçiano Kuçekut, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama
Deputetët e PD bllokojnë foltoren, kalohet në votim rendi i ditës pa diskutim. Ndërpritet seanca për 5 minuta
- 15:20 Dosja “Metamorfoza”, GJKKO dënon biznesmenin Pëllumb Gjoka me 6 vite burg
- 15:19 Pezeshkian: Marrëveshja me SHBA, një mesazh nga një Iran i fortë
- 15:16 I akuzuar si pjesë e grupit të Luçiano Kuçekut, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama
- 15:15 Deputetët e PD bllokojnë foltoren, kalohet në votim rendi i ditës pa diskutim. Ndërpritet seanca për 5 minuta
- 14:56 Raporti, vajzat e reja më të ekspozuara se djemtë ndaj gjuhës së urrejtjes
- 14:43 Rama reagon për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën