Mesazhi i Skënder Hitës në marrjen e detyrës si kryepolic: Do pastrojmë radhët tona

31 Mars 2026 | 10:03

Në fjalën e tij pas betimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka dalë edhe për prioritetet në detyrën e tij të re.

Gjatë komunikimit të tij të parë publik si kryepolic i vendit, Hita tha se një sfidë në detyrën e tij të re mbetet edhe pastrimi i radhëve të policisë nga ata që, sipas tij, shkelin ligjin.

“Betohem për të mbajtur me nder flamurin e Policisë së Shtetit. Betohem! E nderuar zonja Koçiu, zoti Lamallari, zoti Cuçi, të nderuar oficerë ndërlidhës të vendeve partnere, sot është një ditë e rëndësishme në karrierën time në Policinë e Shtetit. Kam nderin të marr detyrën më të lartë në organizatën tonë. Gjej rastin e veçantë të falënderoj kryeministrin dhe qeverinë. I jam mirënjohës çdo efektivi të policisë që shërben në krye të detyrës. Mbetet sfidë, thellimi i rezultateve dhe forcimi i besimit nga qytetarët mbi policinë. Lufta pa kompromis ndaj korrupsionit, duke nisur nga radhët tona, forcimi i rendit dhe sigurisë në të gjithë territorin, janë misioni im.”- tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 24-t e protestave në Tiranë, protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Ka nisur edhe këtë të martë, në ditën e 24-t të protestave, marshimi i protestuesve nga sheshi “Skënderbej” në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” drejt godinës...
19:53 | 23/06/2026

Mungesa e rojave bregdetare vë në pikëpyetje sigurinë në plazhet e Durrësit

Edhe pse sezoni veror 2026 sapo ka nisur dhe ende nuk ka arritur në kulmin e tij, vetëm në javën që lamë pas tre fëmijë...
19:15 | 23/06/2026

Sot dita e 24-të e protestave në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Kjo e martë shënon ditën e 24-të të protestave në Tiranë, ku qytetarët, si çdo ditë, u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan...
19:13 | 23/06/2026