17-vjetori i Shqipërisë në NATO

1 Prill 2026 | 08:18

Shqipëria shënon sot 17-vjetorin e anëtarësimit në NATO, një moment historik që konsiderohet si një nga arritjet më të rëndësishme në rrugëtimin euro-atlantik të vendit.

Përmes një postimi në rrjetin social X, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, vlerësoi këtë përvjetor si një hap vendimtar që forcoi themelet e sigurisë kombëtare dhe orientimin strategjik të Shqipërisë.

Hoxha theksoi se që prej anëtarësimit, Shqipëria ka dëshmuar se është një aleate e përkushtuar dhe e besueshme, duke marrë pjesë aktive në misionet dhe operacionet e NATO-s, si dhe duke kontribuar në promovimin e stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, vendi është sot i harmonizuar plotësisht me prioritetet e Aleancës, duke përfshirë rritjen e investimeve në mbrojtje, ndarjen e përgjegjësive dhe përqafimin e inovacionit dhe teknologjive të reja në një mjedis sigurie gjithnjë në ndryshim.

Ministri nënvizoi gjithashtu se Shqipëria po përgatitet të presë për herë të parë një samit të NATO-s në rajon, duke e cilësuar këtë si një tregues të besimit që Aleanca ka ndaj rolit dhe kontributit të vendit.

Në përfundim, Hoxha theksoi se në një botë gjithnjë e më të pasigurt, Shqipëria mbetet e vendosur përkrah aleatëve, e përkushtuar ndaj mbrojtjes kolektive dhe mbrojtjes së paqes, lirisë dhe vlerave të përbashkëta.

Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota e NATO më 1 prill 2009, së bashku me Kroacinë, gjatë një ceremonie zyrtare në Uashington. Procesi i anëtarësimit kishte nisur vite më herët, me përfshirjen në programin “Partneriteti për Paqe” në vitin 1994 dhe përshpejtimin e reformave në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, të cilat kulmuan me ftesën zyrtare për anëtarësim në Samitin e Bukureshtit në vitin 2008. Ky anëtarësim shënoi një kthesë të rëndësishme strategjike për vendin, duke e vendosur Shqipërinë në arkitekturën euro-atlantike të sigurisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama të hënën vizitë në Paris, Euronews Albania zbulon detaje nga agjenda

Kryeministri Edi Rama mësohet se do të udhëtojë të hënën, më 22 qershor drejt Parisit. Burime për gazetaren e Euronews Albania, Eksiola Shehu bëjnë me...
23:21 | 20/06/2026

Trump kërcënon se do të vendosë taksa në Ngushticën e Hormuzit nëse nuk arrihet marrëveshja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump përmes një postimi në “Truth Social” kërcënoi të vendosë taksa në Ngushticën e Hormuzit nëse nuk arrihet një marrëveshje përfundimtare...
22:14 | 20/06/2026

LIVE – Dita e 21-të e protestës, qytetarët dhe shqiptarët nga diaspora mblidhen para Kryeministrisë, pritet të gdhijnë në shesh

Tirana hyn sot në ditën e 21-të të protestave kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Shumë emigrantë nga diaspora kanë mbërritur këtë të shtunë në...
18:39 | 20/06/2026