Rriten çmimet në tregun e Korçës, pensionistët: Nuk kemi lekë për domatet e shtrenjta

1 Prill 2026 | 18:49

Çmimet e produkteve ushqimore në Korçë kanë pësuar rritje të ndjeshme, duke u bërë të papërballueshme për qytetarët. Pensionistët tregojnë se nuk kanë mundësi t’i blejnë, ndërsa vetë tregtarët pranojnë rritjen e çmimeve si pasojë e shtrenjtimit në pikat e furnizimit.

“Tre e gjysmë domatja. Nuk mora gjë, thjesht pashë. Nuk ka lek, ç’të marr? Gjallë në botë jo, nuk e merr dot. Me 160 mijë të marr ilaçe apo këto? Ku merret vesh me këta, këta vetëm për vete marrin, ngrënë deputetët, makinat, pensionisti”, thotë një pensionist.

Tregtarët konfirmojnë se konsumi ka rënë, ndërsa për rritjen e çmimeve, që është evidente, thonë se vjen nga pikat ku furnizohen.

“Lart është në Lushnjë domatja, një arkë marrim e nuk shitet. E hamë vetë. S’ta bën zemra të marrim mall. Është shtrenjtë. Bosh, këtu dobët fare”, thotë një tregtar.

“Mollët e kalbura marrim. Janë të shtrenjta se shtrenjtë janë. Njerëzit marrin më të kalburat. Mallin e mirë nuk e shijojmë dot ne. Bosh, s’ka njerëz. Nuk ka lek”, thotë tregtari.

Nëse para dy javësh 1 kg domate kushtonte 250 lekë, sot kushton 350 lekë, ndërsa 1 kg speca nga 200 lekë ka shkuar në 300 lekë. Çmimet nuk përputhen me të ardhurat mujore të qytetarëve, veçanërisht të pensionistëve, të cilët me këto nivele çmimesh kanë vetëm mundësi t’i shohin produktet, por jo t’i blejnë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka arritur një minimum të ri historik. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, Euro kembehet 95.3 lekë, niveli...
14:43 | 04/06/2026

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikoi të enjten çmimet e reja të karburanteve në vend. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN...
13:28 | 04/06/2026

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026