Kuvendi i Shqipërisë, nga interpelanca e Tabakut me Ramën tek Lamallari me opozitën! Çfarë pritet sot

2 Prill 2026 | 08:06

Këtë të enjte në orën 10:00, Kuvendi i Shqipërisë pritet të zhvillojë seancën plenare të radhës, ku në fokus do të jenë çështje që lidhen me rendin dhe sigurinë.

Në qendër të debatit parlamentar parashikohet të jetë një interpelancë me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, e kërkuar nga deputetë të opozitës, lidhur me emërimet në Policinë e Shtetit dhe situatën e kriminalitetit brenda strukturave të saj. Diskutimet pritet të shoqërohen edhe me përballje politike mbi drejtimin e ri të policisë, pas marrjes së detyrës nga kryepolici Skënder Hita.

Gjatë seancës, ministri Lamallari do t’u përgjigjet gjithashtu pyetjeve të deputetëve Arjan Ndoja dhe Erald Kapri, në kuadër të procedurës së pyetje-përgjigjeve.

Në rendin e ditës është përfshirë edhe një interpelancë e kërkuar nga deputetja Jorida Tabaku me kryeministrin Edi Rama, në lidhje me Korporatën Shqiptare të Investimeve. Kreu i qeverisë mësohet se nuk do të jetë i pranishëm në sallë dhe do të përfaqësohet nga një anëtar i kabinetit.

Seanca pritet të shqyrtojë dhe të votojë edhe disa projektvendime, mes tyre zgjedhjen e anëtarëve të Autoritetit të Konkurrencës, ku janë propozuar Denar Biba dhe Eldian Balla, si edhe emërimin e Diana Dervishit në Këshillin Drejtues të AKEP.

Paralelisht, deputetët do të diskutojnë një sërë projektligjesh që lidhen me marrëveshje ndërkombëtare, tregtinë, administrimin e pasurive të sekuestruara dhe zhvillimin e parqeve teknologjike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

21 të arrestuarit e protestës te Parlamenti dalin sot për masë sigurie, pritet protestë para Gjykatës

Të 21 personat e arrestuar gjatë protestës së zhvilluar para Parlamentit do të dalin këtë të diel para Gjykatës së Shkallës së Parë, ku pritet...
09:29 | 05/07/2026

Momenti kur disa protestues sulmojnë me shkopinj Komisariatin nr.3 (VIDEO)

Ky është momenti kur disa protestues sulmojnë me shkopinj komisariatin numër 3 në Tiranë duke thyer xhamat dhe shkatërruar derën pas mesnatës së të shtunës....
08:45 | 05/07/2026

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë. Disa protestues kanë thyer xhamat e godinës së komisariatit. Policia ka ndërhyrë me...
00:15 | 05/07/2026