Holanda mbështeti mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, por ka një kusht për Shqipërinë
Parlamenti i Holandës votoi pro hapjes se negociatave për Shqipërinë, por vendimi është shoqëruar me një kusht; mbikëqyrje e vazhdueshme e progresit të Shqipërisë në këtë rrugëtim.
Sipas kërkesës së deputetëve holandezë, kjo mbikëqyrje duhet të kryhet nga Komisioni Evropian dhe duhet të sigurojë përfshirjen e Holandës me përfaqësues të saj.
Do të kërkohet një raportim i përvitshëm në Parlamentin holandez, që do të përfshijë situatën politike dhe çështjet e bashkëpunimit gjyqësor dhe migrimit.
Në raport theksohet përparimi i Shqipërisë në fushat e drejtësisë dhe luftës ndaj krimit të organizuar, si argumente bindes pro çeljes se negociatave.
Por për këtë do të vendosë mbledhja e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian më 22 qershor. Gjithashtu, një vendim pritet të merret edhe nëse do të ketë ndarje të këtij procesi mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk