I dërguan gabimisht ftesë për takimin e Ramës, reagon kryetari i Bashkisë së Pukës: Më kërkuan falje
Kryetari i Bashkisë së Pukës, Rrok Dodaj ka dalë dalë me një reagim zyrtar në “Facebook” lidhur me moslejimin e tij në takimin e kryeministrit Edi Rama më kryebashkiakët socialistë në Pallatin e Kongreseve. Dodaj ka theksuar se organizatorët i kanë dërguar gabimisht ftesë për takimin.
Sipas tij, pas sqarimit me organizatorët ata i kanë kërkuar ndjesë për këtë pasaktësi. Ai thekson se nga ana e tyre u shpreh gatishmëria për të mundësuar hyrjen e tij në takim, por vendosi të mos bashkohej në mbledhje për të respektuar organizimin e përcaktuar.
“Për hir të transparencës dhe informimit të saktë të opinionit publik, dëshiroj të sqaroj një situatë të krijuar gjatë zhvillimit të një takimi të njoftuar për ditën e sotme me Kryeministrin.
Pas një njoftimi paraprak për pjesëmarrje, u paraqita pranë ambienteve ku do të mbahej takimi. Në hyrje u konstatua se emri im nuk figuronte në listën përfundimtare të pjesëmarrësve. Nga komunikimi i mëtejshëm rezultoi se bëhej fjalë për një lapsus nga ana e organizatorëve, pasi jo të gjithë kryetarët e bashkive kishin qenë të përfshirë në listën zyrtare të ftesave, ndër të cilët edhe unë.
Situata u sqarua menjëherë në mënyrë institucionale dhe nga ana e organizatorëve pati një ndjesë për këtë pasaktësi dhe keqkuptim të krijuar si pasojë e njoftimeve të mëparshme. Gjithashtu, nga ana e tyre u shpreh gatishmëria për të më mundësuar hyrjen në takim, por në mirëkuptim të plotë të rrethanave dhe duke respektuar organizimin e përcaktuar, vendosa të tërhiqem.
E gjithë situata u zhvillua në një frymë korrekte dhe mirëkuptuese, duke mbetur në kuadrin e një keqkuptimi teknik, pa asnjë element tjetër përtej kësaj. Faleminderit për mirëkuptimin”, thuhet në njoftim.
Vrau fqinjin në Rrogozhinë, Gjykata e Durrësit cakton masën “Arrest në burg” për 27-vjeçarin. Dëshmia e plotë
Rama: Do lançojmë programin i ri kombëtar të Rilindjes Urbane 2.0, do të jetë ndërhyrje gjithëpërfshirëse
Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit
- 11:24 Shefi i përkohshëm i inteligjencës amerikane shkarkon dhjetëra anëtarë të stafit
- 11:20 Skandalet e korrupsionit që përfshijnë qeverinë dhe familjen e tij, Sanchez dëshmon në Kongres
- 11:10 Ben-Gvir sfidon SHBA-në: Izraeli do të veprojë i vetëm kundër Iranit nëse është e nevojshme
- 11:04 Pakistani: Bisedimet në nivel teknik midis SHBA-së dhe Iranit do të rifillojnë javën e ardhshme
- 11:03 Pas dorëheqjes nga detyra, Starmer takohet me Burnham për tranzicionin e pushtetit. Takim i ftohtë mes palëve
- 10:49 Britania, Franca dhe Gjermania shprehin alarmin për aktivitetet kineze në lindje të Tajvanit