Ilir Binaj: Tatimet pranuan 320 mijë deklarime për të ardhurat, procesi nuk pati probleme

2 Prill 2026 | 13:01

Drejtoria e Tatimeve administron nё fund tё procesit tё deklarimit tё tё ardhurave rreth 320 mijё deklarata, nga tё cilat 162 mijё janё kryer nga inidvidё me tё ardhura vjetore bruto mbi 1.2 mln leke.

Pёr drejtorin e Pёrgjithshёm tё Tatimeve, Ilir Binaj procesi kёtё vit pёrfshiu edhe prindёrit me fёmijё nёn moshёn 18 vjec, deklaratatat e tё cilёve do tё verifikohen, dhe pёr tё cilat Tatimet kanё llogaritur tё ndajnё rreth 15 milionё euro.

“Kjo zbritje solli tepricё kreditore pёr shumё tatimpagues, tё cilёt pas aplikimit tё zbritjes kanё tё drejtё tё bёjnё kёrkesёn pёr tё pёrfitojnё zbritjen nё formёn e njё  rimbursimi.  Ёshtё alokuar njё shumё prej 15 milionё euro pёr tё bёrё pagesёn pёr kompensimin pёr fёmijё tё tё gjithё tatimpaguesve qё rezultojnё me tepricё kreditore.”-tha Binaj

Data 31 mars ishte afati i fundit pёr deklarimin e tё ardhurave, por kёrkesat pёr kompensim mund tё bёhen edhe gjatё prillit, me dorёzimin e vёrtetimit tё llogarive bankare.

 “Shume nga deklaratat jane mbyllur ne javen e fundit. Janё 51 mijё. Nga kёtё 15 mijё tatimpagues nuk kanё vendosur numrin e llogarive bankare dhe ne i ftojmё ata tё vendosin numrat dhe ta bёjmё procesin mё tё thjeshtё. “-tha Binaj.

Nё intervistё pёr Euronews Albania, Binaj tha se faza e radhёs, ajo e kompensimeve, sapo ka nisur, dhe procesi do tё mbyllet nё njё periudhё tё shkurtёr.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla

Qeveria ka miratuar skemën e re të garancisë sovrane, me një fond prej 5 miliardë lekësh, për të mbështetur fermerët dhe ndërmarrjet mikro, të vogla...
17:09 | 22/07/2026

Kriza SHBA-Iran godet tregjet, nafta shënon rritje dhe reflektohet edhe në karburantet në Shqipëri

Prishja e armëpushimit SHBA-Iran ka rikthyer rritjen e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, ndërsa efektet kanë nisur të ndihen edhe në tregun vendas. Në...
16:25 | 22/07/2026

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026