Afta epizootike në Greqi, rritet kontrolli në doganën e Kakavijës
Në Gjirokastër është rritur niveli i kontrollit pas alarmit për përhapjen e sëmundjes së aftës epizootikevirale, e cila ka prekur një numër të lartë bagëtish në shtetin fqinj. Strukturat e veterinarisë në qark kanë nisur marrjen e masave parandaluese, ndonëse deri më tani nuk është regjistruar asnjë rast. Mjekët veterinerë theksojnë se blegtorët nuk duhet të neglizhojnë parandalimin.
Ekspertët sqarojnë se kjo sëmundje virale nuk transmetohet tek njerëzit, por pasojat ekonomike janë të konsiderueshme, pasi shkakton ulje të prodhimit të qumështit, dobësim të bagëtive dhe në raste të rënda edhe ngordhjen e tyre.
“Është sëmundje virusale, është sëmundje që prek dythundrakët, gjedhët, delet, dhitë, derrat, është sëmundje që shfaqet me ethe dhe me temperaturë, dhe me enjtje të mukozave të gojës, me enjtje të thundrave të bagëtive, është sëmundje që nuk prek njerëzit, shkakton vetëm dëme ekonomike nga ulja e prodhimit, nga ndërprerja e tregtisë dhe nuk i prek njerëzit”, thotë Krenar Veli, specialist i blegtorisë.
Ndërkohë, institucionet përgjegjëse kanë shtuar masat parandaluese, duke përfshirë sensibilizimin e fermerëve, rritjen e kontrolleve në terren, si dhe monitorimin në doganën e Kakavijë. Në rast të konstatimit të rasteve të dyshuara, bagëtitë e prekura do të vendosen në karantinë për një periudhë 21-ditore, nën mbikëqyrjen e specialistëve përkatës.
“Ne jemi duke marrë masat për të informuar një herë fermerët për sëmundjen dhe për të marrë masat tona në rast se kemi shenja të kësaj sëmundjeje, sidomos tek kafshët që janë importuar bëhet rikontrolli i tyre për të pasur ato që janë vendosur në karantinë, kemi vendosur postera, kemi njoftuar fermerët”, thotë ai.
Blegtoria është ndër sektorët kryesorë për zhvillimin e ekonomisë lokale në Gjirokastër. Në këtë qark numërohen mbi 220 mijë krerë bagëti të imta dhe rreth 11 mijë gjedhë, çka e bën edhe më të rëndësishme marrjen e masave për parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundjeje.
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi