Lumi Shkumbin “mbytet” nga ndotja dhe mbetjet

5 Prill 2026 | 19:27

Lumi Shkumbin po përballet me një nivel shqetësues ndotjeje gjatë gjithë rrjedhës së tij, sidomos gjatë muajit Prill. Mbetjet urbane dhe inertet që depozitohen në lumin e bllokojnë pamjen e luginës, duke e bërë atë të duket e “sëmurë”, sipas ekspertëve të mjedisit. Përveç dëmtimit të peizazhit dhe ndikimit tek turistët, ndotja po shkakton pasoja serioze për shëndetin e banorëve të zonave përgjatë lumit.

Ahmet Mehmeti, ambientalist, shprehet:
“Prej 30 vitesh, pamja e peizazhit tonë është e mbushur me mbetje plastike dhe lecka që arrijnë deri në dy metra. Kjo nuk prek vetëm estetikën, por ndikon direkt në ujërat e Shkumbinit dhe përrenjve që përfundojnë në Detin Adriatik, duke rrezikuar shëndetin tonë dhe të turistëve.”

Ekspertët theksojnë se ndotësit kryesorë janë ujërat industrialë dhe mbetjet urbane të hedhura në mënyrë të pakontrolluar. Reshjet e pranverës i transportojnë ato drejt brigjeve të lumit dhe më pas në det, duke përkeqësuar situatën mjedisore.

Me rritjen e ndërgjegjësimit qytetar dhe ndërhyrjen e institucioneve, sipas specialistëve, mund të shmanget kthimi i luginës së Shkumbinit nga pasuri natyrore në burim të ndotjes së vazhdueshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit

Më shumë se 1 mijë banorë në zonën e Mokrës, në Pogradec, kanë mbetur pa ujë të pijshëm prej disa ditësh. Problemi ka prekur 8...
14:04 | 11/07/2026

Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura...
13:54 | 11/07/2026

Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin

Videoja e dhunës ndaj një adoleshenteje, e cila u bë virale në rrjetet sociale, ka rikthyer diskutimet mbi sjelljen agresive te të rinjtë. Ekspertët e...
17:26 | 10/07/2026