“Nuk ka bllokim të integrimit”, ministri Hoxha jep përgjigje ekskluzive: Ja çfarë ka ndodhur me 9 vendet e BE-së

6 Prill 2026 | 15:24

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, i ftuar këtë të hënë në Euronews Albania me Thimi Samraxhiun, u shpreh se procesi drejt anëtarësimit të Shqipërisë në BE nuk është bllokuar nga asnjë vend dhe, sipas tij, ky proces po vazhdon.

Sakaq, ministri theksoi gjithashtu se ky proces është kërkues, ka natyrë komplekse dhe se 9 vendet anëtare do të vendosin për antarsimin e Shqipërisë, por asnjë vend nuk e ka bllokuar Shqipërinë për të vazhduar anëtarësimin e saj në BE.

“Unë u them me bindje të plotë dhe të padiskutueshme që procesi nuk është bllokuar dhe as nuk është ngadalësuar, por nëse duam të jemi të sinqertë me procesin duhet të kuptojmë natyrën e procesit. Shqipëria është i pari dhe i vetmi vend që po negocion në këtë aspekt metodologjinë e re.

Janë 92 hendekë të mbushur, ku për sa kohë Komisioni Europian e ka pranuar dhe jep shpjegime dhe flet në emrin tonë në bazë të raportit.

Pra, përderisa Komisioni Europian është dakord që këto hendeqe janë mbushur mjaftueshëm për të krijuar besimin që Shqipëria është në rrugë të mbarë dhe të pakthyeshme, meriton t’i jepet OK dhe vazhdon faza tjetër, që është faza e kapitujve.

Procesi ka natyrën e vet, ka kompleksitetin e vet dhe vendet anëtare janë ato që do të vendosin dhe unë e kuptoj shumë mirë që do të kenë pyetje. Ato 9 apo sa kanë qenë janë vende që bëjnë pyetje, bëjnë pyetje shtesë dhe nuk kanë bllokuar gjë.

Më gjeni dhe shkoni dhe pyetini ato vende që thonë se na kanë bllokuar apo jo dhe merrni përgjigje.

Asgjë nuk është e lehtë për në Bashkimin Europian, asgjë nuk është e lehtë në Komisionin Europian, janë absolutisht kërkues dhe super kërkues dhe e kam thënë edhe disa herë, edhe me shaka, i jap një përgjigje, të bëjnë dy pyetje, kjo është natyra dhe e kam parë vetë.

Procesi është shumë kërkues dhe shumë dinamik, ka fusha që nga jashtë mund të konsiderohen më të lehta, por në fakt duhet t’i mbushim me të mirën e mundshme”, u shpreh Hoxha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve në vend

Bordi i Transparencës ka njoftuar çmimet e reja të karburanteve në vend. Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH...
12:13 | 16/06/2026

Trafikuan 4.3 ton drogë nga Amerika Latine drejt vendeve të BE, SPAK dërgon për gjykim 10 persona

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë...
12:02 | 16/06/2026

Gjyqi ndaj Veliaj, prokurori Ols Dado: Xhami garanci në sallë, nuk përbën element poshtërues

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) u zhvillua seanca e radhës në themel ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Gjatë...
11:55 | 16/06/2026