Iu vendos tritol në banesë, flet për Euronews Albania administratori i Qesaratit
Pas shpërthimit me tritol që ndodhi në oborrin e shtëpisë së tij mëngjesin e kësaj të hëne, ka folur për kamerën e Euronews Albania Butjan Kapa, administratori i Njësisë Administrative Qesarat, Bashkia Memaliaj, i cili pohoi se nuk ka konflikte me asnjë njeri lidhur me rastin.
Ai gjithashtu u shpreh se ngjarja ndodhi rreth orës 12, kur përpara shtëpisë së tij një makinë kishte ndaluar dhe kishte hedhur lëndën plasëse, e cila, siç theksoi ai, shkaktoi vetëm dëme materiale.
“Këtë situatë nuk e shpjegoj dot dhe nuk di të kem asnjë konflikt me asnjë, por nga ora 12 ka kaluar një makinë që është kapur nga kamerat dhe hodhi një lëndë plasëse shumë të fuqishme. Kur dolëm, kishte shkaktuar dëme rreth shtëpisë. S’kam asnjë konflikt me asnjë njeri,” u shpreh ai.
Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid