Berisha fton qytetarët në protestën e 17 prillit dhe kërkon përgjysmim të taksave të naftës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi qeverinë për neglizhencë dhe mungesë ndjeshmërie ndaj pensionistëve dhe shtresave në nevojë, ndërsa u bërë thirrje qytetarëve për mobilizim për protestën e 17 prillit në Tiranë.
Ai deklaroi se kjo datë duhet të shënojë “kryengritjen më të fuqishme paqësore” për të reaguar ndaj asaj që e cilësoi si një regjim që po dëmton qytetarët.
Berisha kërkoi përgjysmim urgjent të taksave mbi naftën, duke e cilësuar nivelin aktual të ngarkesës fiskale si ndër më të lartët në botë. Sipas tij, taksat përbëjnë deri në 60% të çmimit të shitjes së naftës.
“Në këtë kuadër, është e domosdoshme së pari përgjysmimi i ngarkesës fiskale për litrin e naftës, duke e sjellë në nivelet e vendeve përreth, si Maqedonia e Veriut dhe Kosova, ku është pothuajse 50% më e ulët se në Shqipëri. Çdo manovër tjetër është inefikase dhe në favor të arkës së qeverisë,” u shpreh ai.
Ai ngriti shqetësimin për rritjen e çmimeve, veçanërisht të ushqimeve dhe karburanteve, që sipas tij po rëndojnë ndjeshëm jetesën e qytetarëve.
Sipas Berishës, nga rritja e çmimit të naftës nga 170 në 220 lekë për litër, qeveria siguron rreth 80 milionë euro në vit, por “asnjë qindarkë nuk është shpërndarë për pensionistët apo qytetarët”.
Ai kërkoi gjithashtu kompensim për pensionistët, bizneset e vogla dhe fermerët, ndërsa akuzoi qeverinë për korrupsion dhe përkeqësim të standardeve, duke paralajmëruar pasoja edhe për procesin e integrimit.
Në përgjigje të interesit të gazetarëve, Berisha mbështeti protestat e fermerëve dhe bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 17 prillit në Tiranë, duke e cilësuar si një reagim të domosdoshëm ndaj situatës aktuale.
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet