Vrasja në Nikël, konflikti momental mes 2 fqinjve përfundoi në tragjedi! Autori qëlloi me çifte

10 Prill 2026 | 20:47

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e regjistruar rreth orës 18:15 në fshatin Vrion në Nikël. Mësohet se 33-vjeçari Eduart Ahmataj gjatë një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë fqinjin e tij 48-vjeçar Artur Çangu.

Dyshohet se konflikti ka qenë momental mes dy komshinjve pasi sipas dy familjeve ata nuk kanë patur mosmarrëveshje të mëparshme. Sipas raportimeve autori ka qëlluar me çifte në drejtim të Çangut i cili nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Autori ende nuk është vënë në pranga ndërsa policia ka nisur kontrollet për kapjen e tij. Gjithashtu vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë që ka tronditur Niklën mbrëmjen e kësaj të premte.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Lungomares. Sipas informacioneve paraprake, një motomjet ka përplasur një këmbësore, e cila është...
21:55 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026