Rritet numri i vizitorëve në monumentet historike të Durrësit në vitin 2026

11 Prill 2026 | 13:43

Tre mujori i parë i vitit 2026 ka sjellë një rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve në disa prej monumenteve më të rëndësishme historike të Durrësit.

Sipas të dhënave nga Qendra Muzeore, gjatë kësaj periudhe, Torra Veneciane është vizituar nga rreth 900 persona, ndërsa Amfiteatri Romak i Durrësit ka pritur mbi 2000 vizitorë.

Specialistja e Qendrës Muzeore, Ina Ajazi, thekson se interesi për këto objekte mbetet i lartë.

Në Torrën Veneciane, vizitorët kanë mundësinë të njihen në mënyrë virtuale me historinë mbi 3 mijë vjeçare të qytetit antik.

Ajazi thotë se në muajt në vazhdim pritet një rritje edhe më e madhe e fluksit të vizitorëve.

Sipas saj, zhvillimet dhe tensionet në Lindjen e Mesme pritet të ndikojnë pozitivisht në turizmin në Shqipëri dhe në vendet e rajonit, të cilat perceptohen gjithnjë e më shumë si destinacione të sigurta për turistët ndërkombëtarë.

Specialistët e turizmit theksojnë se kjo përbën një mundësi të mirë për promovimin e mëtejshëm të trashëgimisë kulturore dhe për zgjatjen e sezonit turistik përtej muajve të verës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studentët e ‘Eqrem Çabej’ ngrenë zërin kundër dhunës në familje përmes teatrit

Studentët e Universitetit “Eqrem Çabej” në Gjirokastër sensibilizuan publikun për fenomenin e dhunës në familje përmes shfaqjes teatrore “Kur mungon fjala”, të vendosur në skenën...
18:45 | 20/06/2026

Komedia me nota dramatike shfaqet në Elbasan, “Për një fjalë goje” sjell humor dhe reflektim

Komedia me nota dramatike “Për një fjalë goje”, me regji të Altin Bashës, u ngjit në skenën e teatrit “Skampa” në Elbasan, duke sjellë për...
17:19 | 20/06/2026

“Feja nën regjimin komunist”, libri i Aleksandër Suliotit sjell një kapitull të historisë shqiptare nën diktaturë

“Feja nën regjimin komunist” është libri më i ri i Aleksandër Ikonomidhi Sulioti, i cili lindi si një nismë për të trajtuar një temë pak...
19:21 | 19/06/2026