Rama në Asamblenë e zgjeruar të PS-së në Fier, çfarë do të diskutohet

11 Prill 2026 | 17:13

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pasditen e kësaj të shtune në sallën e teatrit “Bylis”, ku do të zhvillohet Asambleja e zgjeruar e Partisë Socialiste për Fierin.

Në fokus të këtij takimi pritet të jetë forcimi i strukturave të Partisë Socialiste, si dhe procesi i zgjedhjeve të reja brenda partisë. Gjithashtu, pjesë e diskutimeve do të jetë edhe platforma organizative dhe përgatitjet për zgjedhjet vendore.

Takimi zhvillohet në kuadër të riorganizimit të strukturave dhe mobilizimit të bazës për sfidat e ardhshme elektorale.

Ndërkohë, më herët kryeministri Rama ka zhvilluar disa takime edhe në Lushnjë, ku fokusi kryesor kanë qenë fermerët dhe hapja e qendrës së re të kontrollit teknik të automjeteve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Veteranët e UÇK-së iu bëjnë thirrje protestuesve në Tiranë: Mos i keqpërdorni simbolet e UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së shpreh publikisht shqetësimin e saj për përpjekjet e vazhdueshme për manipulim politik dhe instrumentalizim të simboleve të UÇK-së...
14:57 | 23/06/2026

Dorëhiqet kryeministrja e Lituanisë Inga Ruginiene bashkë me kabinetin qeveritar

Kryeministrja Inga Ruginienë dha dorëheqjen të martën së bashku me kabinetin e saj, duke i dhënë fund një mandati dhjetëmujor. “Asgjë në politikë nuk është...
14:46 | 23/06/2026

Simon Zereci zgjidhet Kreu i ri i Gardës së Republikës

Simon Zereci është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Gardës së Republikës së Shqipërisë, pas dorëheqjes së drejtuesit të mëparshëm Ermal Onuzi. Sipas njoftimeve zyrtare, Zereci...
12:01 | 23/06/2026