“Veshjet e shtrenjta janë mungesë kulture”! Kritika e fortë e stilistes Zajmi-Katanolli: Mbulojnë disa gjëra që nuk tregojnë personalitet
Stilistja Anila Zajmi ka folur për intervistë me Mirela Milorin lidhur me veshjen dhe cilësinë që kërkon konsumatori. Zajmi ka thënë se veshja e shtrenjtë është një çështje kulture, por jo domosdoshmërisht sipas saj kjo tregon se ti ke stil.
“Kjo është mungesë kulture. Për të qenë brenda, ti vesh dhe blen një markë për të thënë që unë jam nga ana ekonomike shumë mirë. Ndërkohë që mund të vishesh edhe thjesht me pak, por që duhet të kesh stil. Edhe që të kesh stil duhet të afrohesh me profesionistët e vërtetë, ose duhet ta kesh të trashëguar nga familja si kulturë. Ose janë disa elemente. Marka për mendimin tim është një mbulim i personalitetit tënd. Sigurisht që është mirë të blesh markë, pa diskutim që marka ka disa gjëra që ti je i qetë, e di shumë mirë se çfarë materiali është. Materiali është kryesori në veshje. Kur e bën vetë ti nuk mund ta dish, në Shqipëri është pak e vështirë të kuptosh prejardhjen e tekstileve. Nga kjo anë je komod. Në Gjermani ishin shumë të thjeshtë, por ti e kupton kush është i pasur dhe materiale shumë të mira pa shumë logo. Në Itali vishen bukur, për shembull.”-tha Zajmi.
“Skëndërbeu ka qenë mit për shqiptarët”, historiania Valentina Duka ‘skanon’ figurën e heroit
Opera e parë e shqiptare në Maqedoninë e Veriut, regjisori: Me “Skëndërbeun” donim të tregonim që ne vlejmë
Malaj tregon si e njohu Edi Ramën: Është viktimë e përbindshave të vetë
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet