“Ka 1000 arsye që në Shqipëri të ndodhë si në Hungari”, Kikia: Plotësojmë vetëm 1 nga 3 kushtet

13 Prill 2026 | 22:18

Gazetari Mentor Kikia komentoi në emisionin Now në Euronews Albania rezultatin e zgjedhjeve në Hungari që sollën rrëzimin nga pushteti pas 16 vjetësh të Viktor Orban.

Sipas tij, edhe në Shqipëri ka shumë arsye që të ndodhë e njëjta përmbysje pushteti si në Hungari.

‘A ka impakt ajo që ndodhi në Hungari në mjedisin tonë politik? Në raport me realitetin politik ka ngjashmëri, jetëgjatësa në pushtet që tregon se gërryen, korrupton, bën autoritar gjithkënd
dhe këtë e dëshmon edhe një njëri që vjen nga një vend që ka qenë perandori. Historia në Hungari nuk ka asnjë ndryshim nga oligarkia jonë që vë dorën nëpër gjire dhe ishuj. Ndryshimi është që shoqëria dëshmoi në lloj pjekurie dhe vendosi ta ndajë historinë. Në politikën e jashtme nuk ka asnjë lidhje…Këtu ka 1 mijë herë arsye që të ndodhë e njëjta gjë, por që të ndodhë rotacioni duhet të plotësohet 3 kushte; që qeveria të largohet, të ketë një alternativë më të mirë dhe të ketë një shoqëri të përgjegjshme, ne plotësojmë vetëm kushtin e parë’, tha Kikia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve

Juristi dhe ish-deputeti, Enkelejd Alibeaj i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e qytetarëve...
21:17 | 02/06/2026