Rikthehet në normalitet transporti publik, një ditë pas reduktimit të urbaneve

16 Prill 2026 | 10:44

Nga kjo e enjte, transporti publik do të rikthehet në normalitet vetëm një ditë pas reduktimit të urbaneve në 40%.

Në një takim të zhvilluar me ministren e Ekonomisë, ministrin e Infrastrukturës dhe kryetaren e bashkisë, u ra dakord që shërbimi të kthehet në funksion të plotë dhe të ketë subvencion për karburantin për litër, ndërsa vlera e tij do të diskutohet më tej

Nga sot, transporti publik do të vijojë me kapacitet të plotë, pasi operatorët kanë shprehur gatishmëri për të ofruar shërbimin normalisht pas situatës së krijuar ditët e fundit.

Gjithashtu, është planifikuar një tjetër takim javën e ardhshme për të diskutuar kërkesa të tjera ekonomike, përfshirë TVSH-në, akcizën dhe kategoritë që përfitojnë udhëtim falas.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar, agjenda e takimit

Kryeministri Edi Rama këtë të premte do të mbledhë në Pallatin e Brigadave Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar. Mbledhja mësohet se do...
07:30 | 24/07/2026

Konflikt me sende të forta mes dy personash në Shëngjin, një i lënduar. Policia jep detajet

Një konflikt me sende të forta është regjistruar mes dy personash mbrëmjen e së enjtes në zonën e lodrave në Shëngjin. Si pasojë e përleshjes,...
07:14 | 24/07/2026

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026