Berisha reagon për herë të parë pasi Rama u thirr dëshmitar për gjyqin “Partizani”: E kërkova unë

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
16 Prill 2026 | 11:41

Kryetari i PD-së Sali Berisha këtë të enjte pasi ka dalë nga seanca plenare ka folur për mediat. Midis të tjerash Berisha ka reaguar për herë të parë dhe lidhur me vendimin e GJKKO për të thirrur Kryeministrin Edi Rama si dëshmitarë në çështjen e gjyqit “Partizani”, ku Berisha është i akuzuar.

Sipas Berishës, seanca duhet të ketë media dhe ai u shpreh se do të jetë me Ramën ballë për ballë.

“Çdo gjykatës serioz vendos marrjen në ndjekje penale të Ramës për ato akte, por edhe thirrja… do jemi ballë për ballë dhe i thoni të bëhet burrë dhe të mos kërkojë seancë pa media. Të shohin shqiptarët se cili është Edi Rama në atë aferë, çfarë aktesh korruptive ka kryer ai duke ndryshuar destinacion pa asnjë kërkesë nga pronarët por vetëm për llogari të xhepit të tij. Unë përballjen e kërkoj dhe e kam kërkuar me Edi Ramën, ai është njeriu që ka një aferë të tmerrshme korruptive, ka firmosur ndryshim destinacioni pa kërkesë të pronarëve”, tha Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kaseta e “21 janarit” dërgohet për ekspertizë në SHBA

Në kuadër të hetimeve për dosjen “21 janari” , Prokuroria e Posaçme ka vendosur të dërgojë për ekspertizë të gjithë materialin e komunikimit në radio...
12:19 | 02/06/2026

Ndërron jetë Rexhep Meta, babai i Ilir Metës

Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare Rexhep Meta, babai i ish-presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Ceremonia e varrimit do të zhvillohet të...
12:30 | 01/06/2026

Rama: Për herë të parë mendova t’ju përulem dhe të iki në katund, ju kanë manipuluar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë publikisht lidhur me situatën e krijuar në Zvërnec, duke e cilësuar revoltën si rezultat të manipulimit...
10:30 | 01/06/2026