Rama në Itali, pritet me ceremoni zyrtare nga Meloni (VIDEO)

16 Prill 2026 | 16:03

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Itali pasditen e së enjtes ku është pritur me ceremoni shtetërore nga homologia e tij Giorgia Meloni.

Rama pritet të zhvillojë një takim me kryeministren Meloni si dhe me ministrin e Mbrojtjes Guido Crosetto, në fokus të të cilave do të jenë projektet e përbashkëta dhe thellimi i marrëdhënieve dypalëshe.

Më pas, Kryeministri Rama do të udhëtojë drejt Barcelonës, ku me ftesë të Kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez, do të marrë pjesë në punimet e mbledhjes së katërt të Samitit “Në Mbrojtje të Demokracisë”.

Samiti do të fokusohet në tema kyçe si institucionet dhe multilateralizmi, si edhe dezinformimi dhe teknologjia digjitale, me theks të veçantë në rregullimin e mjedisit dixhital, forcimin e institucioneve demokratike, si dhe adresimin e pabarazive si një element themelor për një demokraci më të qëndrueshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hiqet pas dy dekadash gardhi i Gjirit të Kakomesë, gazetari jep detajet për Review në Euronews Albania

Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha, ka dhënë detaje nga zhvillimi i protestës qytetare në Tiranë në ditën e 20-të të saj. Në një lidhje...
21:49 | 19/06/2026

Kikia: Ka grupe që mund të përplasen, ja çfarë e rrezikon protestën

Gazetari Mentor Kikia, i ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews, vlerëson se protesta aktuale përballet me një sfidë të madhe në aspektin...
21:44 | 19/06/2026

Washington Post: Netanyahu mund të sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran

Agjencitë amerikane të inteligjencës po e paralajmërojnë qeverinë amerikane se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mund të ndërmarrë veprime që do të minonin përpjekjet e Uashingtonit...
19:30 | 19/06/2026