Manjani: Ja çfarë ndodh në seancë nëse Berisha dhe Rama përplasen
Juristi Ylli Manjani tha në emisionin Now në Euronews Albania se kërkesa e Berishës për të thirrur kryeministrin Edi Rama si dëshmitar në gjyqin ndaj tij për çështjen ‘Partizani’ nuk ka asnjë vlerë juridike, por është pastër politike.
Sipas tij, në këtë dosje Berisha nuk akuzohet se ka ndryshuar destinacionin e kompleksit sportiv Partizani, por ‘për episode të supozuara korrupsioni në një periudhë të mëvonshme’, ndaj dëshmia e Ramës si kryebashkiak i asaj kohe nuk ka vlerë për dosjen.
“Kjo çështja, çështja Partizani është çështje kot në thelb, në të gjitha episodet e saj, Berisha nuk akuzohet se ka ndryshuar destinacionin, por marrëdhënie të supozuara korruptive në periudha të mëvonshme, ndryshimi i destinacionit është një episod shumë i vogël. Nuk ka një rëndësi domosdoshmërisht shumë të madhe juridike për çështjen… Kjo juridike nuk është, është e pastër politike, është një ftesë; të bëjmë një debat politik për çështjen Partizani në sallën e gjyqit, për aq kohë sa janë dy personazhe politike. 2 politikanët më të rëndësishëm të vendit do shkojnë në një sallë gjyqi, në këtë kontekst trupa gjyqësore do e ketë të vështirë të mbajë rendin, pasi atje nuk ke nevojë të marrësh leje. Do jetë një histori pa lidhje nëse shkon në përplasje”, tha Manjani.
“Nuk dua të keqkuptohem”, Manjani bën sqarimin: Protestën nuk e quajta revolucion
Deputeti i PS për Berishën: Nuk kemi asnjë arsye ta komentojmë këtë çështje
Manjani flet për protestën: Vendimi i DASH për Berishën është në favor të Ramës
- 00:16 Dita e 12 e protestës mbyllet në Sheshin Skënderbej me himnin kombëtar
- 22:59 Dita e 12-të e protestës, aktivistët dhe qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
- 22:58 Meksika fiton ndeshjen e parë të botërorit ndaj Afrikës së Jugut
- 22:33 “Nuk dua të keqkuptohem”, Manjani bën sqarimin: Protestën nuk e quajta revolucion
- 22:05 Deputeti i PS për Berishën: Nuk kemi asnjë arsye ta komentojmë këtë çështje
- 21:59 Manjani flet për protestën: Vendimi i DASH për Berishën është në favor të Ramës